ILIR META/Qëndrimi i LSI, zgjidhje para se afatet të mbarojnë

ILIR META/Qëndrimi i LSI, zgjidhje para se afatet të mbarojnë

57
0
Shares

Kreu i LSI-së deklaroi sonte në emisionin “Arena” të Dritan Hilës në ora news se ai është përfshirë në një dialog me opozitën ndërkohë që kërkon një zgjidhje para se afatet të mbarojnë.

Hila: Dalja juaj shkaktoi një tërmet ne sistemin politik shqiptar. vendosët dy linja të kuqe, nuk ka zgjedhje pa opozitën dhe duhet të kemi qeveri të besueshme. Janë këto linjat që LSI nuk do negociojë për to?

Meta: Kemi ndjekur me shqetësim këtë klimë të vështirë politike në vend, e cila nuk është se ka filluar me çadrën, por ka qenë vazhdimisht. Është bërë pak më problematike pas vendosjes së çadrës, në një vend shumë simbolik, mes qeverisë dhe parlamentit, poshtë zyrës së kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit. Për të gjithë ata që janë habitur me qëndrimin e LSI kujtoj se qëndrimi im ka qenë për dialog, me qëllim rikthimin e opozitës në Parlament, me qëllim vazhdimin e reformave, sidomos asaj të drejtësisë dhe zgjedhore që është kusht për zgjedhjet e ardhshme dhe për të arritur një mirëkuptim që jep garanci që opozita të marrë pjesë në këto procese që janë vendimtare për integrimin europian të vendit dhe qëndrimi i LSI dhe i imi ka qenë për dialog për të krijuar kushtet e një mirëkuptimi, mirëbesimi që çonte në një dialog real dhe jo fals, sepse kemi të bëjmë me çështje që i takojnë shqiptarëve. Zgjedhjet nuk janë pronë e partive, por e çdo qytetari shqiptar që ka mundësinë që një herë në 4 vjet të vendosë për të ardhmen e tij.

Hila: Ju jeni të vendosur që ti qëndroni këtyre kushteve?

Meta: Ne vemë në pikëpyetje nëse jemi anëtarë të NATO-s dhe rikthejmë Shqipërinë në 96, kur opozita nuk mori pjesë në zgjedhje. Mazhoranca jo vetëm që ka përgjegjësinë e zgjedhjeve, por nuk ka arsye për të pasur shqetësim për krimin, duke qenë se kjo është një mazhorancë mjaft e gjerë e cila është mjaft e qetë për një rezultat bindës, ndërkohë që opozita nuk ka cfarë të humbase dhe duhet pasur kujdes me dikë që nuk ka cfarë të humbase sepse nga injorimi mund të bëjë veprime që mund të dëmtojnë të tërë. Është përgjegjësi e mazhorancës që të tregojë gatishmëri për zgjedhje të lira dhe legjitimitetin e pushtetit të saj në të ardhmen.

Qëndrimi i ynë ka ardhur në një moment kur duhet dhënë koha të reflektojnë dhe të gjejnë një zgjidhje përpara se të skadojnë afatet sepse edhe LSI duhet të mbajë një qëndrim.

Hila: Ju keni hyrë si një garant, është folur që keni pasur një takim me bashën është e vërtetë?

Meta: Sot kam pasur një takim me Nikoll Lesin, unë jam i hapur të takohem me Bashën në cdo moment, unë nuk kam hyrë as si garant asgjë. Unë kam bërë një qëndrim. Pra mos harrojmë që qëndrimi ka qenë në 3 prill

Hila: Ishte diskutuar ky qëndrim me Ramën?

Meta: Unë rezervoj të flas për dreka darka, por qëndrimi im ka qenë ky, duhet dialog duhet të garantojmë opozitën, sepse përndryshe vëmë në dyshim institucionet, vëmë në pikëpyetje reformat e tjera. Kjo nuk ka qenë surprizë.

Hila: Qëndrimin tuaj Rama nuk e ka pritur mirë..

Meta: Unë besoj se Rama ka të drejtën e tij të shprehet dhe unë nuk kam të drejtë të marr të mirëqëna qëndrimet tuaja. Qëndrimi i LSI udhëhiqet nga interesi i shqiptarëve dhe nga asgjë tjetër dhe së dyti udhëhqiet edhe nga interesi i koalicionit ekzistues i cili ka përgjegjesi për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të mos e kthejë aty ku e coi Berisha në 96-97. Ky koalicion para 4 vitesh është krijuar në një klimë të tensionuar ku Berisha pas largimit të LSI hoqi një anëtar të KQZ për ta kontrolluar. Ka qenë një ndërgjegjësim i yni që ne këtij vendi do ti garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse ne do të qëndrojmë aty ku ishim para 4 vjetësh kjo do të jetë përgjegjësi e forcave të majta dhe kjo do të vinte në pikëpyetje mencurinë tonë.ora news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY