STUDIMI/ Itali, emigrantët shqiptarë, komuniteti i dytë më i madh i besimit...

STUDIMI/ Itali, emigrantët shqiptarë, komuniteti i dytë më i madh i besimit mysliman

67
0
Shares

Emigrantët shqiptarë në Itali janë komuniteti i dytë më i madh në numër i besimit mysliman në këtë shtet.
Sipas studimit të fundit realizuar nga Fondacioni i Pavarur i Studimeve Multietnike ISMU, bazuar në statistikat e publikuara nga rajoni i Lombardisë, në territorin italian gjenden aktualisht 1 milionë e 700 mijë persona të besimit mysliman.
Ata përbëjnë pothuajse 1/3 e mbi 5 milionë emigrantëve që jetojnë në Itali.
Në vendin e parë gjenden emigrantët me kombësi marokene, 504 mijë e të cilëve të besimit mysliman.
Menjëherë pas tyre në vendin e dytë renditen emigrantët shqiptarë, me 271 mijë persona të besimit mysliman.
Në vendin e tretë janë emigrantët me origjinë nga Bangladeshi, ndjekur nga tunizianët, egjiptianët, pakistanezët etj.
Ndërsa emigrantët me origjinë kosovare të besimit mysliman në Itali renditen në vendin e 9 me rreth 49 mijë persona.
Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave në Itali jetojnë 490 483 emigrantë shqiptarë, rreth 100 mijë prej të cilëve kanë marrë nënshtetësinë italiane e gëzojnë të drejtën e dy nënshtetësisë. 271 mijë prej tyre janë pra të besimit mysliman.
Në këtë studim nuk llogariten emigrantët të cilët kanë marrë nënshtetësinë italiane, e nuk përfshihen rreth 100 mijë italianë që gjatë viteve të fundit janë konvertuar në besimin mysliman.
Por janë përllogaritur të porsalindurit apo minorenët, bijë të familjeve emigrante.
Sipas disa studiuesve përllogaritet se në Itali më vitin 2030 rreth 5% e popullsisë italiane do të jetë e besimit mysliman, ndërsa më 2050 myslimanët do të përbëjnë rreth 10 % të kësaj popullsie.
Rajonet italiane me përqindjen më të lartë të pranisë së emigrantëve të besimit mysliman, me mbi 30 % të popullsisë së tyre, janë rajonet e Lombardisë, Emilia Romanja, Piemonte, Sicili, Marke, Umbria etj.
Veçohet rajoni i Lacios ku numri i emigrantëve myslimanë është relativisht i ulët, duke përbërë rreth 19,4 % të popullsisë.
Ndërsa në kryeqytetin italian Romë jetojnë 400 mijë emigrantë, e rreth 100 mijë janë të besimit mysliman.
Për sa i përket objekteve të kultit aktualisht në Itali gjenden 4 xhami të njohura zyrtarisht nga shteti italian mes të cilave dhe Xhamia e Madhe e Romës, aktive prej vitit 1995, e konsideruar si një nga xhamitë më të madhe të Europës.
Vendet e kultit ku lexohet Kurani janë rreth 222 dhe ekzistojnë rreth 400 shoqata kulturore islamike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY