Ilir Meta sqaron qeverinë e “besimit”

Ilir Meta sqaron qeverinë e “besimit”

62
0
Shares

Dialogu tek Arena në Ora news:

Hila: Ju kërkoni zgjedhje me opozitën sepse duhet të ketë një qeveri besimi, apo si kryerar kuvendit keni më pak përgjegjësi apo doni të bëheni kryeministër.

Meta: Unë dua t’ju them se pavarësisht nga ekzagjerimet e opozitës dhe mund të jetë e vërtetë që përfaqësues të mazhorancës janë habitur nga qëndrimi, por në cdo rast unë mendoj se edhe opozita nuk ka qenë e përgatitur sepse nuk kemi një përgjigje të qartë për cështjen e dialogut. Shpresoj që sa më shpejt të ketë një strukturë të këtij dialogu.

Qeveri besimi nuk do të thotë që të ikë kjo qeveri dhe të vijë një tjetër,. Nëse kjo qeveri jep garanci për opozitën, kjo është një cështje…

Hila: Me kryeministër Ramën

Meta: Patjetër! Shqetësimi im ka qenë se retorika nuk ka qenë ndihmuese. Secili ka mbajtur qëndrimin e vet. Pra dicka që nuk sjell pikë takimi, por vret kohën drejt një konflikti apo drejt një krizë dhe në këtë drejtim ne duhet të kemi këtë dialog. Ajo që është e vërtetë është se opozita e ka pasur të panegociueshme votimin elektronik, sepse i donte si garanci që këto cështje të merrnin një zgjidhje dhe i është premtuar nga ana ime, por edhe nga faktori ndërkombëtar i është thënë që do ti shohim të gjitha, por të shohim këto cështje të tjera. Tani më e rëndësishmja është të shpëtojmë zgjedhjet.

Hila: Do të ishit për shtyrje të zgjidhjeve?

Meta: Duhet të bëhen përpjekjet që zgjedhjet të bëhen në 18 qershor. Më tepër sesa data të jenë të gjithë pranuara dhe me opozitën. Për këtë duhet një marrëveshje dhe ta mbyllim historinë 27-vjeçare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY