Sot Shqipëria 70 vjet Republikë, mediat angleze publikojnë 10 fakte interesante

Sot Shqipëria 70 vjet Republikë, mediat angleze publikojnë 10 fakte interesante

83
0
Shares

Më 11 Janar të vitit 1946, Shqipëria u shpall Republikë dhe u nda përfundimisht nga Monarkia.

Sot është 11 janar 2016 dhe Shqipëria bën 70-vjet nga dita kur Enver Hoxha deklaroi Republikën Popullore të Shqipërisë teksa veten e shpalli kreun e shtetit shqiptar. Kësaj dite historike për Shqipërinë, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë media angleze “Express.co”, e cila rendit 10 fakte për Shqipërinë.

1. Në vitin 1976 emri zyrtar u ndryshua në Republika Popullore Socialiste të Shqipërisë.

2. Në vitin 1992, pas rënies së komunizmit, emri ndryshoi përsëri për t’u quajtur thjesht Republika e Shqipërisë.

3. Në vitin 1967 Shqipëria u bë shteti i parë ateist në botë.

4. Shqiptarët e quajnë vendin e tyre “Shqipëria”, që do të thotë “toka e shqiponjës”.

5. Gjatë epokës komuniste, makinat private ishin të paligjshme në Shqipëri.

6. Thuhet se Lord Voldemort ishte fshehur në pyjet e Shqipërisë.

7. Shqipëria është emri i të paktën tre qyteteve në Kolumbi.

8. Emri i vjetër i njohur i ishullit kryesor të Britanisë ishte Albion. Sipas shkrimeve të shekullit të 11 në latinisht, asaj iu referuan si Shqipëri.

9. Shqipëria konkuroi në Olimpiadën e vitit 1972 dhe në çdo garë që nga viti 1992, por ende nuk ka fituar asnjë medalje.

10. Monedha shqiptare, leku, u quajt sipas Aleksandrit të Madh, emri i të cilit shpesh ishte quajtur Lekaa në shqip.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY