FOTO/ Përfundon takimi i kryeprokurorit me katër ministra. Llalla: Duhen më shumë...

FOTO/ Përfundon takimi i kryeprokurorit me katër ministra. Llalla: Duhen më shumë OPGJ. Cani: S’ka para

58
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme dhe katër ministri që kanë në organikë të tyre oficerë të Policisë Gjyqësore shprehën në parim dakordësinë e plotë për të gjetur mundësitë për shtimin e numrit dhe rritjen e cilësisë nëpërmjet trajnimeve të posaçme të zyrtarëve që merren drejtpërdrejtë me hetimin penal në Shqipëri.

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, në zbatim të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, zhvilloi një takim të zgjeruar me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, Ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, të cilët ishin të shoqëruar nga Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Tatimeve dhe Doganave, për të diskutuar mbi forcimin e rolit të policisë gjyqësore dhe rritjen e efikasitetit në goditjen e krimit në përgjithësi dhe krimeve financiare në mënyrë të veçantë.
Në fjalën hapëse të takimit, i cili u zhvillua në Prokurorinë e Përgjithshme mesditën e sotme, Llalla vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional, duke theksuar se “ka pasur rezultate të dukshme”.
Prokurori i Përgjithshëm shprehu bindjen se “të gjithë jemi të bindur se kemi mundësi për të pasur rezultate edhe më të shumta. Për këtë arsye është i nevojshëm një koordinim më i mirë, fillimisht në nivelin drejtues dhe më tej në nivelin zbatues”.
Në vlerësimin e Prokurorit të Përgjithshëm, qëllimi i këtij takimi, krahas detyrimit ligjor, është diskutimi për të gjetur hapësirat e përbashkëta për shtimin e numrit të oficerëve të Policisë Gjyqësore, si edhe domosdoshmëria për rritja profesionale të tyre.
“Në vlerësimin tonë, masat duhet të jenë të menjëhershme, në mënyrë që t’i përgjigjemi me efikasitet problematikës kriminale”, u shpreh Llalla.
takimi per opgj1Ministri i Brendshëm, Tahiri, u shpreh se, krahas nevojës për forcimin e kapaciteteve në Policinë Gjyqësore, është e domosdoshme që të zhvillohen analiza funksionale dhe analiza rezultati, lidhur me hetimet penale.
Ministri i Drejtësisë, Manjani, vuri theksin te shpejtësia e hetimit, për të minimizuar problemin e mbipopullimit të ambienteve të paraburgimit, si edhe të kostove financiare që pasojnë këtë situatë.
Në fjalën e tij, Ministri i Financave, Cani tha se shtimi i numrit të përgjithshëm të oficerëve të Policisë Gjyqësore ka kosto financiare dhe për këtë arsye, institucionet duhet të paraqesin argumentin e plota mbi nevojën e forcimit të kapaciteteve njerëzore të këtyre strukturave. Ai shprehu garancitë se Ministria e Financave do të angazhohet maksimalisht për të siguruar rritjen e numrit të oficerëve të policisë gjyqësore.
Gjithashtu, edhe ministri i Mjedisit, Koka, shprehu qëndrimin e njëjtë për nevojën e forcimit të kapaciteteve njerëzore në këtë drejtim. Ai përmendi në takim Moratoriumin e vendosur lidhur me prerjen e paligjshme të pyjeve dhe vlerësoi se është shumë i nevojshëm rritja e burimeve njerëzore për të parandaluar shkatërrimin mjedisor.
Në diskutimet në vijim, të cilat u karakterizuan nga fryma e përbashkët konstruktive, u përfshinë edhe Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë, Tatimeve dhe Doganave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY