CORRIERE DELLA SERA/ “Piratët e Adriatikut” trafik marijuane me gomone nga Shqipëria...

CORRIERE DELLA SERA/ “Piratët e Adriatikut” trafik marijuane me gomone nga Shqipëria drejt Italisë

76
0
Shares

Mediat italiane i janë rikthyer sërish sot trafikut të drogës nga Shqipëria, në drejtim të Italisë.
Sipas një artikulli të “Corriere della Sera”, me titull “Piratët e Adriatikut”, Kolumbia konsiderohet dhe shquhet për kokainën, ndërsa Shqipëria për marijuanën.
Sipas një prej gazetave më të mëdha italiane, trafiku i paligjshëm i marijuanën vazhdon na Shqipëria drejt Italisë, ndërsa ai i kokainës, ndjek një rrugë tjetër, nëpërmjet Ballkanit.
cs2Investigimi i medias italiane, zbulon edhe çmimin e marijuanës, i cili shitet në Itali. Ky çmim shkon nga 1800 euro për kilogram (me shumicë) deri në 20 mijë euro (me pakicë),
“Corriere della Sera”, zhvlerëson propagandën e qeverisë, për luftën ndaj kultivimit të drogës. Sipas kësaj gazete, marijuana vazhdon të kultivohet në zonat malore në Jug të Shqipërisë.
Jo vetëm kaq, por “Corriere della Sera” jep edhe hollësi të organizimit të grupeve kriminale.
Sipas saj, grupet kriminale janë të organizuara në dy celula. Njëra merret me mbjelljen, shërbimin dhe ruajtjen e bimëve narkotike, ndërsa celula tjetër merret me grumbullimin dhe trafikimin me gomone të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY