Ja si rrëmbyesit e Gaz Çollakut mashtruan policinë

Ja si rrëmbyesit e Gaz Çollakut mashtruan policinë

63
0
Shares

Telefoni i Gazmend Çollakut, që u ekzekutua në një fshat të Fushë- Krujës, është gjendur nga policia në Maminas.
Burime të grupit hetimor konfirmojnë për TV Klan, se nëpërmjet qelizës së valëve telefonike aparati u gjet anës rrugës paralele me autostradën, që lidh Durrësin me Maminasin. Ky veprim dyshohet të jetë bërë nga rrëmbyesit për të shpërqendruar kërkimin policor.
Numri i tij celular mësohet se ka qenë edhe nën përgjim, për shkak se ai dyshohej se kishte lidhje me vrasjen mikut të tij Ervin Kodra dhe Endri Çaushajt, me 20 dhjetor.
Ka pak të ngjarë që rrëmbyesit të kenë qenë në dijeni të këtij fakti, por ata e dinin se telefoni i Çollakut do të gjurmohej sapo të jepej alarmi për rrëmbimin e tij.
Kjo është edhe arsyeja, sipas grupit hetimor, që ata e lanë të ndezur celularin, në mënyrë që t’i orientonin kërkimet e policisë në zonën e Maminasit, plot 30 kilometër larg vendit ku e ekzekutuan 34-vjeçarin.
Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që rrëmbyesit të kenë lëvizur me dy makina dhe që njëra prej tyre të këtë marrë telefonin, dhe tjetra Çollakun.
Prokuroria kreu të shtunën një eksperiment me antenat e katër kompanive celulare, nga Murqini, vendi ku u gjet i vrarë Çollaku me 4 plumba pas koke. Pas kësaj hetuesit u kanë kërkuar 4 kompanive celulare të japin të dhëna për të gjithë numrat, që kanë figuruar në rrezen e antenave të tyre mbrëmjen e 6 janarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY