Qeveria mbyll draftin e reformës e vetme, Lu takim me Ramën 30...

Qeveria mbyll draftin e reformës e vetme, Lu takim me Ramën 30 minuta

79
0
Shares

Ekspertët e qeverisë ose ndryshe sic thirren ekspertët e nivelit të lartë përfunduan sot varinatin e tyre për ta paraqitur në komisionin e reformës në Drejtësi në Kuvend pa praninë e opozitës dhe përfshirjen e varianteve të saj brenda raportit.

Sokol Sadushi, një prej ekspertëve tha se puna e grupit të eskpertëve tashmë është e përfunduar, pavarësisht se ekspertët e opozitës nuk morën pjesë. Ndërkohë ai konfirmoi se është përfshirë në draftin e tyre disa propozime të ministrisë së Drejtësisë, pra propozime të qeverisë.

Sipas tij janë edhe disa vërejtje të opozitës që janë marrë në konsideratë por disa të tjera nuk janë përfshirë në draft.

Ekspertët e lartë nuk u përgjigjën nëse kishin përfshirë nga vërejtjet e opozitës votimin me 2/3 të anëtarëve të kushtetueses.

Ngërci në punën e ekspertëve të reformës dhe dalja me një draft të njëanshëm nga ana e mozhorancës duket se ka detyruar kujdestarin e kësaj reforme, ambasadorin Lu të gjejë fajtorin.

Sot pasdite ai ka zhvilluar një takim rreth 30 minuta me kryeministrin Rama. Besohet se cështja kryesore e bisedës ka qënë reforma në drejtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY