Alibeaj: Ja ku ndahemi me mazhorancën për reformën në drejtësi

Alibeaj: Ja ku ndahemi me mazhorancën për reformën në drejtësi

59
0
Shares

Eksperti i opozitës Enkelid Alibeaj tha sot në një intervistë në news24 se PD nuk do të jetë dakord me asnjë prej vendimeve të mazhorancës që shkon kundër rekomandimeve të Venecias.

Ish-ministri i Drejtësisë, Alibeaj tha se opozita ka kundërshtime që janë konform me ato cfarë ka kundërshtuar komisioni i Venecias në draftin eparë të paraqitur nga mazhgoranca.

Alibeaj shpjegoi se Venecia ka vënë re numrin e madh të organeve të krijuara për menaxhimin e drejtësisë, pasi ky numër i madh e komplikon administrimin e saj. Krijimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e komplikon strukturën e gjyqësorit. Përbërja e këtij organi duhet shqyrtuar nga afër.

Alibeaj tha se së pari ne e kemi për detyrë që ta thjeshtëzojmë sistemin dhe së dyti të shmangim kapjen nga politika. Propozuam sipas Venecias që gjyqtarët të zgjedhin anëtarët e keshillit të lartë gjyqësor dhe jo Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Qeveria kërkon të mbajë 9 institucione të reja për menazhimin e drejtësisë. Sipas Venecias është e pamundur që të gjesh kaq shumë njerëz me integritet në këtë vend të vogël .

Është propozura ngritja e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që emërohet me 3/5. Përtej kësaj kanë vendosur të kontrollohen nga ministri i Drejtësisë. Pra ministri kontrollon Inspektoriatin dhe ky i fundit sistemin e drejtësisë.

Ne kërkojmë që gjykata e lartë administrative nuk duhet të ngrihet. Ka debat mbi gjykimin administrativ me gjykata administrative. Janë pak 3 vite për të konkluduar se sa mirë apo keq funksionon ky sistem. Gjykata e Lartë mund të kryejë këtë funksion. Duke ngritur dy gjykata lind problemi i konfliktit mes tyre lidhur me kompetencat. Kur lind ky konflikt kush do ta zgjidhë, i bie e gjykata kushtetuese, cfarë Venecia nuk e pranon këtë lloj ndërhyrje të Kushtetueses.

Mazhoranca ka thënë se Presidenti të mos jetë anëtar i KLD-së. Opozita është dakord dhe kërkoi që edhe ministri i Drejtësisë të mos jetë anëtar i KLD. Por Venecia ka thënë se Presidenti duhet të ketë një rol të vogel në procesin e emërimeve në drejtësi.

Lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm, Alibeaj tha se Venecia sugjeron që ndërprerja e mandatit të tij nuk është e domosdoshme.

Në fund Alibeaj tha se 3/5 krijon politizim të sistemit të drejtësisë, pavarësisht se mes kujt arrihet kjo lloj shifre.

Lidhur me propozimet e ministrisë së Drejtësisë që emërimet në gjyqësor dhe prokurori të bëhen nga këshilla të gjyqtarëve dhe porkurorëve, Alibeaj tha se nuk mund të japë komente fundore se nuk është i njohur mirë me këtë, por nëse ka mekanizëm balancues jo korporatizëm dhe jo politizim mund të jetë zgjidhje e mirë.

Alibeaj tha se ka hedhur një propozim konsensual sipas te cilit te fillojme me 2/3 e votave deri ne zgjedhjet e tjera per te vijuar me pas me 3/5, me të cilin kanë qënë dakord ekspertet amerikanë dhe në parim edhe ekspertet e mazhorances.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY