“Kaubojsi” godet sërish: Për të ardhur keq se si është katandisur shërbimi...

“Kaubojsi” godet sërish: Për të ardhur keq se si është katandisur shërbimi ynë diplomatik

848
0
Shares

Një leksion për Konsullen e Përgjithshme në Milano dhe në dijeni për të gjithë selitë diplomatike: Respektoni institucionet e shtetit dhe hierarkinë

Dje, në drejtim të Konsulles së Përgjithshme në Milano, znj. Luljeta Cobanaj i drejtova një kërkesë për të më ofruar një makinë autoveturë bashkë me shofer për të shkuar me vizituar përsëri në spital vogëlushin Kristi Mazen.
Këtë kërkesë e bëra, në përputhje me Kushtetutën dhe të Drejtën Ndërkombëtare (Mbi imunitetet diplomatike).
Sigurisht, këtë kërkesë e bëra jo se në të vërtetë kisha nevojë për makinë apo shofer, sepse shyqyr zotit këto i kam zgjidhur me kohë privatisht, por për tu dhënë një leksion Selive Diplomatike që makinat e shtetit, me targa diplomatike dhe me kostot e taksapaguesve i përdorin për qoka private e për pushime.
Ja kush ishte përgjigja e kërkesës time nga ana e Konsulles së Përgjithshme në Milano:
“I nderuari z. DEPUTET EDUART NDOCAJ duke ju përgëzuar për punën tuaj. Ju bëjmë me dije qe Konsullata e Përgjithshme e Shtetit Shqiptar ne Milano është një organ qe varet drejt për drejt nga Ministria e Punëve te Jashtme.
Si e tille cdo kerkese e juaja dhe e cdo deputeti duhet te na percillet nga MPJ.
Njekohesisht ju bejme me dije qe Konsullata Milano nuk disponon asnje mjet te tipit autoveture per tju vene ne dispozicion.Ju faleminderit per mirekuptimin.
Me respekt
Luljeta Cobanaj
Konsulle Pergjithshme”.

ensSë pari, unë nuk kam pse t’ia paraqes kërkesën time MP për të më siguruar një makinë, përderisa Konsullata e Përgjithshme ka një buxhet vjetor autonom dhe ky buxhet përdroret për paga të administratës së brendshme dhe shërbimeve të brendshme, duhet të jetë në shërbim të shqiptarëve dhe mbrojtjes së interesave së tyre.
Unë, nuk kam pse t’i drejtohem MP me një kërkesë të tillë, unë i drejtohem Konsullatës së Përgjithshme në Milano ( që është institucion) dhe është ajo që duhet të komunikojë me MP në lidhje me një kërkesë të tillë.
Megjithatë, jam i bindur, se me një kërkesë të tillë, autonomia e Konsullatës është e mjaftueshme që nuk është e nevojshme të njoftohet MP, përderisa unë jam Deputet që përfaqësojë sovranin dhe përderisa kam pasaportë diplomatike që më garanton privilegje nga Konferenca e Vjenës në lidhje me imunitetet.
Arsyeja për të cilën e kërkova makinën ishte jo vetëm institucionale në shërbim të shqiptarëve, por edhe humane. Pra, përgjigja e Konsulles jo vetëm që është absurde, por edhe e papranueshme. Një konsulle e vërtetë do të më ishte përgjigjur për një rast të tillë: “z. Ndocaj do të vij unë më makinën time e së bashku do të shkojmë të vizitojmë vogëlushin Kristi Mazen”.
Argumenti i dytë, se Konsullata nuk disponon një makinë autoveturë nuk është aspak e vërtetë.
Ka një kulturë në shërbimet diplomatike që disponojnë makina protokolli. Pra, personalitete që përfaqësojnë Shtetin Shqiptar dhe janë më lartë në hierarki, priten me makinat e konsullatës apo selive diplomatike që i venë në dispozicion.
Në këtë rast, edhe nëse Konsullata nuk disponon autoveturë, në shërbim vendoset edhe makina e drejtuesit të Selisë Diplomatike , në këtë rast të Konsullatës.
Është për të ardhur keq se si është katandisur shërbimi ynë diplomatik, por kjo është edhe për fajin tonë, për fajin e deputetëve dhe komisioneve parlamentare që nuk i kemi thirrur asnjëherë në interpelancë Ministrat e Jashtëm të këtyre 25 viteve.
Ne, nuk mund të lejojmë më që shërbimi diplomatik të mos jetë në lartësinë e duhur, të mos jetë në shërbim të shqiptarëve dhe në mbrojtje të interesave të tyre.
Mjaftoi një kërkesë krejt normale e imja për të nxjerrë në shesh problemet themeltare te selive diplomatike, ajo e respektimit të hierarkisë dhe të institucioneve shtetërore.
Bashkë më ketë reagimin timin keni edhe kërkesën time dërguar dje Konsulles së Përgjithshme në Milano.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY