Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjueti e bankave ndaj Indrit Fortuzit, miliona kredi dhe overdraft

11/01/2016
Gjueti e bankave ndaj Indrit Fortuzit, miliona kredi dhe overdraft
Share on FacebookShare on Whatsapp

 

indrit fortuzi me te shoqenJanë të paktën 4 procese gjyqësore kundër ish futbollistit të njohur të Tiranës, Indrit Fortuzi dhe ndaj së shoqes Jonida Fortuzi të cilat janë fituar nga bankat.

Fortuzit i duhet të kthejë më shumë se 100 milionë lekë që i ka tërhequr në formën e kredisë apo overdraftit.

Banka që ka nisur një seri gjyqesh dhe që i ka fituar të gjitha në shkallë të parë është Credins.

Ndaj kësja banke Fortuzi ka të paktën dy kredi dhe dy overdrafte.

Kredia prej 50 mijë eurosh është tërhequr nga banka në korrik të 2012, nga vetë Fortuzi dhe dorezane ka qene e shoqja Junida Fortuzi.

“Huamarresi Indrit Fortuzi nuk ka realizuar shlyerjen korrekte te pagesave te kesteve te Kontrates per Kredine ne menyren qe palet kane rene dakort sipas kontrates. Nga ana e Bankes jane bere te gjitha perpjekjet per shlyerjen e kontrates, por nuk eshte bere i mundur realizimi i shlyerjes se saj per 4 keste duke rezultuar debitor shtetasi Indrit Fortuzi ne shumen totale 31. 863, 33 (tridhjete e nje mije e teteqind e gjashtedhjete e tre presje tridhjete e tre) Euro deri ne dt. 18. 12. 2015, sipas perllogaritjeve te bera nga Banka Credins”, thuhet në padinë e Credins.

fortuzi vendim 1

Faksimile e nje prej vendimeve te gjykates se Tiranes

Rasti tjetër lidhet me një kredi në maj 2014 që është tërhequr nga e njëjta bankë ne shumen 950,000 leke.

Gjate gjykimit, nga pala kerkuese u pretendua se kredimarresi nuk ka permbushur kredine sipas kontrates. Per kete shkak nga ana e pales kerkuese, i jane bere dhe njoftimet me shkresat perkatese.

Edhe në këtë rats Fortuzi ka humbur gjyqin dhe pasuritë në vlerën e kredisë mund t’i sekuestrohen nga zyrat e përmbarimit.

Por Fortuzi e kishte bërë rrugë marrjen kredive te banka Credins. Po në vitin 2014, por kësaj here në dhjetor është lidhur kontrata e kredisë midis palëve Banka Credins sh.a, si huadhënës (kreditor) dhe huamarrësit Junida Fortuzi (person fizik) e dorëzanësve Junida Fortuzi dhe Indrit Fortuzi. Në këtë kontratë parashikohet se shuma e kredisë jepet deri në masën 20,000 euro. Më tej në kontratë përcaktohen modalitetet e pagimit të huasë. Sipas vërtetimit të detyrimit rezulton se Fortuzi ka për të paguar 21,631.54 euro.

 

Edhe në këtë rast gjykata ka lëshuar urdhër ekzekutimi.

Po në fund të 2014 Jonida Fortuzi ka marrë një tjetër hua nga Credins, kësaj here në formën e overdraftit. Bëhet fjalë për një shumë 500.000 leke të reja me afat shlyerje per periudhen sipas kontrates 12 muaj .Sic rezulton nga shkresa vertetim detyrimi debitori Junida Fortuzi huamarres dhe dorzanes Junida Fortuzi person fizik eshte ne vonese te shlyerjes se detyrimit dhe deri më sot i detyrohet Bankes Credins Sha. përkatësisht në shumën 543 959 leke qe perben principali dhe interesi.

Banka dëshmon në gjykatë se pavarësisht njoftimeve të kreditorit drejtuar debitorit, ky i fundit nuk i ka shlyer detyrimet kontraktore të marra përsipër në Kontrate Oeverdrafti .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Detaje të akuzës për organizatën MEK nga ana e SPAK, çfarë thuhet në dosje: Nga ‘provokimi i luftës’ deri tek sulmet kibernetike

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron për rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin

01/04/2026
Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

01/04/2026
“Ditmir Bushati prish imazhin e Metes…!”

DITMIR BUSHATI/ …Deri ditën e letrës së Ramës me Vuçiç

01/04/2026
PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar

PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar

01/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Detaje të akuzës për organizatën MEK nga ana e SPAK, çfarë thuhet në dosje: Nga ‘provokimi i luftës’ deri tek sulmet kibernetike

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron për rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin

01/04/2026
Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

01/04/2026
“Ditmir Bushati prish imazhin e Metes…!”

DITMIR BUSHATI/ …Deri ditën e letrës së Ramës me Vuçiç

01/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.