21 mijë euro sekserëve për një gjyq në në Gjykatën e Lartë

21 mijë euro sekserëve për një gjyq në në Gjykatën e Lartë

73
0
Shares

Emisioni investigativ Fiks Fare ka sjellë fenomenin e sekserëve për të siguruar vendime në favor prej gjykatave.

Gjatë transmetimeve jepet një rast kur qytetarit i merren rreth 21 mijë euro nga dy persona në këmbim të ndërhyrjes në Gjykatën e Lartë.

Pasi ndërhyrja nuk ka funksionuar, qytetari kalon në një hall tjetër atë të marrjes së parave.

Përgjatë tregimit të FF personat e tjerë të përfshirë mohojnë akuzat për mitmarrje dhe dnërhyrje në këmbim të favoreve.

21 mijë euro ka paguar qytetari tjetër i cili iu drejtua emisionit Fiks Fare. Sipas tij, shumën e kishte paguar në mënyrë që dosja e tij të kalonte dhomën e këshillimit në Gjykatën e Lartë.

Në këtë rasti ura lidhëse mes qytetarit dhe gjykatës ishte pronari i nje lokali që ndodhet pranë Prokurorisë së Tiranës dhe një kushëri i tij i cili ka punuar deri 6 muaj me pare si rregjistrues në Hipotekën e Lezhës.

Në këtë rast bëhej fjalë për një gjyq që pritej të zhvillohej në Gjykatën e Lartë në Tiranë. Qytetari kërkonte që ankimi i tij të kalonte në dhomën e këshillimit. Në mënyrë që kjo të realizohej sa më shpejt , qytetari pretendon se iu kërkua të paguante 21 000 Euro.

Kjo shumë, sipas tij, ishte ndarë mes dy sekserëve. Pronari i lokalit që ndodhet pranë prokurorisë së rrethit të Tiranës për ndërhyrjen që do bënte tek kushëriri i tij i kërkon qytetarit 1000 Euro, ndërsa kushëriri Lekë Gegaj, ish-punonjës në Hipotekën e Lezhës, sipas qytetarit që e denoncoi këtë rast, kërkonte 20 000 Euro, për ndërhyrje tek gjyqtari që do të bënte të mundur kalimin në dhomën e këshillimit. Qytetari i zhgënjyer nga puna që i kishin bërë dy personat që i kishin dalë garant për kalimin e dosjes në Gjykatën e Lartë, kërkonte kthimin e parave.

Sipas informacionit që kishte siguruar me avokatin e tij, gjyqtari që kishte dalë garant në Gjykatën e Lartë, nuk kishte dëgjuar të flitej ndonjëherë për 21 mijë eurot e dhëna prej tij, madje kishte thene se ka një kundërshtar të fortë në këtë process gjyqësor.

Në bisedën me pronarin e lokalit që në bisedat e regjistruara nga vetë qytetari që denoncoi këtë rast, i cili quhet Çesku , bisedohet për shumën prej 1 000 eurosh . Pronari i lokalit, ndërmjetësi i parë me gjyqtarët, premton se do t’ia kthejë një mijë eurot që ka mbajtur, sepse kusheriri i tij nuk i ka mbaruar punë.

Pas kësaj bisede qytetari takohet me ish-regjistruesin e zyrës së pasurive të paluajtshme të Lezhës, Lekë Gegaj. Qytetari i kërkon që t’i kthejë shumën prej 20 mijë eurosh që i ka marrë.

Lekë Gega i premton qytetarit se do t’ia ktheje paratë në datën 15 mars, pasi kane kaluar më shumë se 50 ditë që prej kohës kur ai i ka marrë paratë dhe çështja nuk ka kaluar në dhomën e këshillimit

Gjatë bisedës që qytetari ka bërë me ish – regjistruesin e hipotekës së Lezhës flitet për takime me gjyqtarë dhe për çështje të mbetur pezull.

Ish kreu i hipotekes së Lezhës pranon se ka bërë gabim që ka ndërhyrë si ndërmjetës në këtë çështje, pasi sipas tij ai e ka kryer takimin dhe i kishin premtuar se do t’i kalohej çështja.

Pasi qytetari këmbëngul që t’i kthehen paratë që kishte dhënë për gjyqtarin, ish-regjsitruesi i Lezhës bie dakord që lekët do t’ia kthejë në datë 15 mars 2015

Gazetarët e Fiks fare kontaktuan me ish-kreun e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme të Lezhës, zotin Lekë Gega

Gjatë intervistës që ai dha për Fiks Fare, ish-regjistruesi i Lezhës pranon se e njeh qytetarin që është ankuar në Fiks Fare , të cilin e ka takaur nëpërmjet një kushëririt të tij.

“ E kam takuar vetem nje here me nje kusheri timin qe me kishte kerkuar per kafe”, tregon ai për Fiks Fare.

Pyetjes së Fiks Fare se a ishte në dijeni shumën prej 21 000 eurosh , të cilat qytetari pretendon se ia ka dhënë për të nderhyre tek nje gjyqtar në gjykatën e Lartë për të përshpejtuar ceshtjen e zoterise ne dhomen e keshillimit, Gega i përgjigjet se nuk ka informacion për një akuzë të tillë, pasi ai nuk ka “ asnje tager ligjor per te nderhyre tek gjyqtaret”.

Zoti Gega pranon se ka marrë nga kushëriri i tij, Cesk Marku i cili i kishte ardhur në kafe bashkë me qytetarin, shumën prej 10 000 eurosh.

Këtë shumë regjistruesi i Lezhës tregon se i mori dhe ia mbajti për t’I ruajtur.

Pyetjes së gazetares se çfarë ishin këto para dhe për çfarë arsyeje i kishte marrë, ish-regjistruesi i hipotekës së Lezhës i përgjigjet: “Nuk e pyeta, i kam mbajtur leket ne llogarine time ne banke per t’ia ruajtur”.

Me vone ai tregon se kishte marrë vesh që kushëriri i tij i kishte marrë këtij qytetari 20 000 Euro

“Atehere erdhi zoteria me takoj i thash urdhero leket e mia dhe ia kam kthyer me fature”.

Ish- Regjsitruesi i Lezhës tregon se këto para ia ktheu qytetarit që ankohej në Fiks fare dhe këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje me asnjë gjyqtar, madje ia faturon të gjithë përgjegjësinë e marrjes së kësaj shume, kushëririt të tij CCesk Marku

Biseda me Cesk Markun, pronari i lokalit prane prokurorise se Tiranes

Qytetari- Si është puna e lekëve o Cesk?

Cesku- Për cilat lekë? Për këto që të kam marr unë? Do të ti jap unë o burrë brënda 10 ditëve. Mos e vrit mëndjen.

Qytetari- Po mirë se u bëmë bajat se 1 300 000 mije lekë janë, sjanë ndonjë pare e madhe.

Cesku – Për këtë mos e vrit mëndjen ti

Qytetari- Tani kam hallin se mtha ai s’mi jep ai borxhliu…

Cesku- Ja marr unë …

Qytetari- Ngela keq edhe unë tashti , edhe 20 mije Euroshin që ta dhashë , bën vaki të më thush që ska , i ka prish.

Cesku- Jo me atë ke hesape të tjera.

Cesku- Kam fol nje ditë me të në telefon…

Qytetari-Qysh ne Prill kur ja kemi dhanë ne , që kemi shku bashkë në bankë e i kemi marrë… 9 herë 8 bajnë 72 . 7200 Unë du që tit hush lekës kështu … Ose të foli unë vetë më Lëkën, se unë ti kam dhënë lekët ty. Ose thuji kur e ke të sigurt që mbaron puna atij ? Mas pesë muajsh , apo mas dy muajsh? Merri ti fusim në bankë o Cesk , most ë pagujmë kot 800 Euro . Një muaj përpara ja japim prap . Une nuk du me u prish me Lekën.

Cesku-S’ka dy ditë fola me të në telefon… Edhe kappa unë punën tande i thash a ke naj gja për terezi me to ? Tha para dy ditësh kam nejt me të. Mirë tha asht mbyll cdo gja tha me të.

Qytetari- Po Kur mor vëlla tashti?

Cesku- Po ia bëj nji telefonatë prap o burrë.

Qytetari- Ti thuji ktheja lekët , kur të dalin data merrja lekët. Unë nuk po tham se du me u nda me lekën se ta diftova. Se ui kishte thanë edhe ky këshilltari , që ai ka mik shumë të fortë i ka thanë , mos i hyni ma kësaj pune.

Cesku- MU mtha një llaf Pervizi ( Perviz Maksuti) di diccka tha , Gëzimi ka një mik të fortë , edhe shëndet tha. Për mu tha e ka atë punë të kryme.

Qytetari- o Cesk unë kam hallin me dit se kur shkon ceshtja, se bën vaki kjo shkon edhe pesë gjashtë muaj o Cesk. Nuk kam ndërmënd me i ik lekës prej pazarit. Ose merri lekët ti , futi tin ë bankë. Që ti terheqësh ti , që unë të mos paguj 800 shen. A shkojmë e bajmë nja akt noterjal tek noteri , që të kam dhanë 20 mijë euro? Edhe 130 000 lekë? Kur t’i kesh, mi jep masandej.

Takimi me Leke Gegen-regjistrues i zyrës së regjsitrimit të pasurive t ëpaluajtshme, Lezhë

Qytetari- 1 muaj e 20 ditë janë bërë. A e prishim këtë punë, i marr unë lekët e ngelemi miq? Këtë qef kam unë…

Leka- Unë…

Qytetari- Kam qef me të pas mik…

Leka- Po mar shok edhe unë perzoten…

Qytetari- Po sa, sa mas të ngelet qefi…

Leka- Jo për Zoten s’më ngelet qefi.

Qytetari- Tashti a e marum këtë punë? A u morrëm vesh ? A shkojmë e hamë një peshk?

Leka- Jo pasha kryt e fëmijëve, kam dy ccuna , s’jam tu trrejt s’kam nejt me ta tesh sa ditë…

Qytetari- Lekë unë…

Leka- Të jena realista , me datën 15 Mars , ke lekët.

Qytetari- Me 15 Mars?

Leka- Po i ke paret… i ke të mbyllme , se unë ja kam dhanë dikujt… Disa mas me të rrejt

Qytetari- Aman Lekë…

Leka- Ti merr vëllai , e t’i bjen vëllai.

Qytetari- Domethanë me 15 e mbyllim?

Leka- E ke të mbyllur… Edhe ca të kesh ndonjë hall …

Qytetari- Ky (gjyqtari) më thotë mu , nuk e kam dëgjuar emrin tënd.

Leka- Po mirë…

Qytetari- Jo ai mund të ma thotë s’ka gajle , për lekët mos të më thotë.

Leka- E njof unë ate zotnin , e kam taku disa herë rastësisht.

Qytetari- Thuji a ka thanë që unë s’e kam dëgju këtë emër akoma?

Leka- A e din si flet gjyqtari ? A e din ccfarë situatet asht?fiks fare sekseret ne gjykata (7)

Qytetari- More a beson që unë kaq m’fut avokatin , edhe avokati i ka thënë që paret , Ti .. si e ka ky ? Unë këtë emër s’e kam dëgju akoma. Ne këtë dosje do ta shofim , nëse ka mundësi do ta mbyllim këtu më gjykatë të lartë.

Leka- Po

Qytetari- Pa shku në apel… Unë kam hall tashti u bë një vit… 10 mijë euro…

Leka- Tashti a dan me ta than , a e dan prej mejet ? Unë bana gabim që i hina kësaj punë. Jam pendu në mënyrën se si … Se këto ma banen shumë të kryme. Ndërkohë unë shkova e takova…

Leka- i dhashë lekët , qe ku i thash i ke edhe Lekët tjera i thashë.

Qytetari- Tesh njat muhabet…

Leka- Janë ngatërru njeni me tjetrin , pa më than ti… Isha tu e ba itu. Se mi ra edhe CCesku, se mu mi bijnë 5000 telefonata.

Qytetari- Po ai bën vaki edhe për lekët e ka thanë këtë , që unë s’e kam dëgju këtë emër. Janë të poshtër o Lekë. Edhe kockat janë tu ju a hangër njerëzve.

Leka- E di se një jetë të tanë kam të baj me ta. Unë di para nja 10-15 vjetëve, a kupton? Edhe ua di te ramen shumë mirë. Vëlla me e pas , vëlla mor vëlla me ta ba nana, pa ta marr një 1 mije euro …

Qytetari- Po po…

Leka- Thonë po ja zgrrap , po ia marr.

Qytetari- Kanë dhanë edhe lekë ato kur janë ba gjyqtarë. Kanë të drejtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY