Një politikan i lartë ka komunikuar me Kastriot Ismailajn rreth një javë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009.
Këtë fakt e zbuloi gazetari Artan Hoxha i cili publikoi në studion e emisionit “Opinion” një pjesë të përgjimeve të biznesmenit Kastriot Ismailaj me një politikan të lartë, por që nuk e bëri publik emrin.
Gazetari lexoi në studio një SMS që ky politikan i kishte nisur Ismailajt në 22 qershor 2009. Në atë kohë ka qenë në përgjim biznesmeni Ismailaj.
Teksti i mesazhit i nisur nga numri i telefonit që mbaron me 31 701 ishte: “Nesër në darkë duhet takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë. Mos harro”.
Sipas gazetarit Artan Hoxha ka edhe telefonata ku tek Ismailaj interesohen për lajmet e publikuara në Zvicër për blerjen e një miniere ari në Afrikë. Po sipas Hoxhës aty flitet për transfertë parash.
Sipas tij Ismailaj është përgjuar me vendim të gjykatës për 18 muaj dhe më pas hetimet u mbyllën. Me hapjen e hetimeve në vitin 2010 në doje janë gjetur edhe përgjimet e tij me politikanët e njohur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/