Arben Ahmetaj nxjerr bllof Ramen tek studio e Ylli Rakipit: Do ta...

Arben Ahmetaj nxjerr bllof Ramen tek studio e Ylli Rakipit: Do ta shkarkoj

65
0
Shares

Përgjatë debatit në News 24 kryeministri rama tha se do ta shkarkonte nga studio ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. Gazetari Ylli Rakipi i tha se Ahmetaj ka deklaruar se janë hapur 300 mijë vende pune në Shqipëri por përgjigja e Ramës ishte tërësisht e kundërta. Ai tha se Ahmetaj nuk ka deklaruar kurrë një shifër të tillë. “Nëse ai ka deklaruar se ka hapur 300 mijë vende pune unë do ta shkarkoj nga studio”, tha Rama.

Sipas tij janë 181 mijë vende pune të shtuara ose që paguajnë më shumë sigurime si dhe ka mbi 30 mijë vende pune në zyrat e punës në të gjithë vendin.

Lidhur me deklaratën e Ahmetaj, ky i fundit ka deklaruar 300 mijë vende punë gjatë një interviste në top channel.

Pasi u transmetua deklaratat e Ahmetajt ku ai deklaronte me shumë se 300 mijë vende pune të reja të hapura, Rama tha se nuk po flasim për bujqësinë. Ahmetaj nuk u shkarkua.

Ndërkaq në lidhje me Lezhën ku PS nuk ka më asnjë deputet të saj për shkak të ligjit të dekriminalizimit, Rama iu shmang përgjigjes dhe përgjegjësisë.

Dialogu:

Rakipi: Ti duhet të qash për Lezhën sepse nuk ke asnjë deputet në atë qark.

Rama: Më sill një kokërr qepë të qaj tani..

Rakipi: Por kjo është e vërtetë…

Rama: Ka një rrezik shumë të madh. Rreziku që të bëhemi qesharakë në sytë e botës.

Rakipi: Ti në Lezhë ke 28 mijë vota dhe nuk ke asnjë deputet…

Rama: Unë po përgjigjem për çdo gjë. Nuk po bëjmë garë tani, më lër të flas.

Rakipi: Në Lezhë ti more 28 mijë vota dhe nuk ke deputet. Ty ta mori deputetin e fundit LSI se i kishe me rekorde kriminale ata të tutë.

Rama: Kjo është një farsë. PS votoi bashkë me LSI heqjen e mandatave në kuadër të ligjit të dekriminalizmit.

Rakipi: Ke marrë gra se ato nuk janë të inkriminuara…

Rama: Më vjen keq. Ku e ke faktin që ne caktuam një kandidat.

Rakipi: Ty të mbeti Lezha në dorë.

Rama: Unë si kryetar dhe kryeministër nuk kam vendosur lista me rekorde kriminale.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY