VENDIMI/ Ja si dhe pse prokuroria pushoi hetimin për pastrim parash ndaj...

VENDIMI/ Ja si dhe pse prokuroria pushoi hetimin për pastrim parash ndaj Kastriot Ismailajt

448
0
Shares

Rreth dy vjet i janë dashur prokurorisë së Tiranës, për të hetuar “pastrimin e parave” ndaj Kastriot Ismailajt. Dhe pas dy vjetësh organi i akuzës kuptoi se nuk kishte prova për këtë vepër penale, ndaj edhe vendosi “pushimin e çështjes”.
Hetimet ndaj Kastriot Ismailajt filluan në 21 mars 2008. Ai akuzohej për pastrimin e mbi 4.5 milionë USD dhe 800 mijë euro, duke i copëzuar këto shuma gjatë transfertave.
Por në 27 dhjetor 2010 Prokuroria e Tiranës, konstatoi se nuk kishte gjetur prova për këtë akuzë, të pastrimit të parave, ndaj edhe vendosi “pushimin e çështjes”.
Çuditërisht, pak para se prokuroria të “pushonte çështjen”, Kastriot Ismailaj, krijoi kompaninë DIA për të mbledhur borxhet e CEZ.

Vendimi i “pushimit të çështjes” nga Prokuroria e Tiranës


prkis1“… Që ekzistojnë elementet e ‘pastrimit të produkteve të veprës penale’ duhet patjetër të provohet ekzistenca e veprës penale nga e cila gjenerojnë pasuritë të cilat investohen më pas.
Që të kemi elementë të kësaj vepre duhet të provohen të gjithë elementët e mëposhtëm.
1) Ka pasur këmbim ose transferim pasurish;
2) pasuritë ishin produkte të veprës penale;
3) të dyshuarit janë në dijeni se pasuria është produkt i veprës penale;
4) këmbimi ose transferimi është bërë me qëllim që të fshihet ose zhduket origjina e pasurisë ose për të ndihmuar që të shmangeshin pasojat juridike të lidhura me kryerjen e krimit.
Elementi që nuk provova është vepra penale bazë e cila është e domosdoshme për ekzistencën e veprës penale parashikuar nga neni 287.
Në analizë të fakteve dhe të rrethanave të mësipërme arrihet në përfundim se nuk arrihet të provohet që nga ana e të dyshuarve të jenë konsumuar elementët e veprës penale të ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale’ parashikuar nga neni 328/1 germa dh te Kodit të Procedurës Penale:


prkis2
VENDOSA:
1. Pushimin e çështjes penale Nr. 978 regjistruar në datë 21. 03. 2008
2. Të njoftojmë këtë vendim personat e interesuar të cilët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Prokuroi
Gentjan Osmani
”.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY