Provat e publikuara nga gazetari Artan Hoxha lidhur me një aferë të re parash ku i përfshirë është një politikan i lartë, telefoni i të cilit është bërë publik dhe është përdorur nga Ilir Meta duhej të ishin fshirë nga dosja.
Kujut i intereson tani që dokumenta të cilat duhej të ishin djegur janë ruajtur në dosje dhe tani dalin në publik, pyet abc news ndërkohë që ka investiguar edhe gjendjen e provave të tjera që lidhen me këtë bisedë.
Sipas burimeve nga prokuroria janë asgjesuar tashmë CD-të me zërin e regjistruar dhe bisedat janë fshirë nga server i përgjimeve. Por çuditërisht në dosje janë lënë kopjet e bisedave të transkiptuara, të cilat nuk dihet arsyeja e ruajtjes së tyre nga prokuroria.
Cështja që lidhet me dyshimin për pastrim parash nga Kastriot Ismailaj u mbyll.
Sipas dokumentave të publikuara, rezulton se Kastriot Ismailaj me cilësinë e administratorit të kompanisë “Adriatic Development Corporation” është hetuar gjatë vitit 2008 nga prokuroria e Tiranës për akuzën e pastrimit të parave duke përfshirë këtu edhe përgjimin për disa kohë.
Përgjatë kësaj periudhe ka dekantuar si informacion me interes një mesazh që Ismailaj e ka marr në telefonin e tij personal më 22 qershor të 2009. Numri i dërguesit përfundon me 701 dhe sipas gazetarit Hoxha që publikoi dokumentat, korespondon me numrin që ka në përdorim kryetarit I LSI-së z.Ilir Meta.
Por cfarë thuhet në këtë mesazh: “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/