Konsulli i Shqipërisë ne Stamboll konfirmon se nuk ka asnjë viktime apo te plagosur ne radhët e komunitetit shqiptar qe jeton dhe punon ne këtë qytet pas aktiti terrorist në qendër të qytetit ku humbën jetën 11 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.
Ne nje lidhje telefonike per vision+, Agron Tare, ka bere te ditur se konsullata ka mbajtur kontakte te vazhdueshme me autoritetet turke.
“Nuk ka asnjë shqiptar mes viktimave te shpërthimit. Nga kontaktet me policinë dhe prefekturën, nuk rezultojnë shqiptare te përfshire. Vendi është tronditur, pasi u godit nje zone turistike”.
Numri i shqiptareve qe jetojnë ne zonën ku ndodhi shpërthimi eshte i konsiderueshëm.
Ajo është nje nga pjesët me te populluara, per shkak edhe te objekteve te shumta te frekuentuara nga turistet. Stambolli është qendra me e rëndësishme e turizmit historiko-kulturor te Turqisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/