Drafti i Ekspertëve të Lartë, është shkelur Venecia edhe për kompetencat e...

Drafti i Ekspertëve të Lartë, është shkelur Venecia edhe për kompetencat e Kushtetueses

64
0
Shares

Zbardhet drafti i ekspertëve të nivelit të lartë për reformën në drejtësi.

Përvec disa cështjeve për të cilat është debatuar gjatë mes mazhorancës dhe opozitës ka edhe një moment tjetër që nuk është marrë parasysh Venecia.

Bëhet fjalë për kompetencate Gjykatës Kushtetuese ndaj reformës. Ekspertët e Lartë ia ndalojnë Gjykatës Kushtetuese gjykimin e ndryshimeve kushtetuese, duke pranuar vetëm gjykimin për procedurën.

Ja si thuhet nga Ekspertët e Lartë:


Neni 19

Në nenin 131, pas paragrafit 1, shtohet paragrafi 2 me këtë përmbajtje:

2. Gjykata Kushtetuese nuk mund të shpallë antikushtetues një ligj të miratuar nga

Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës, me përjashtim të rastit kur është shkelur

procedura e miratimit të këtij ligji.”

drafti kushtetuesja

Sipas draftit të ekspertëve, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, tre prej të cilëve emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë emërohen nga Kuvendi dhe tre anëtarë emërohen nga mbledhja e përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe e Gjykatës së Lartë Administrative.

Sipas draftit, anëtarët që emërohen nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi, përzgjidhen nga lista e kandidatëve të hartuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në draft theksohet se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese vazhdojnë veprimtarinë e tyre si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese sipas mandatit të mëparshëm.

Ekspertët parashikojnë që Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor dhe pesë anëtarë zgjidhen nga Kuvendi nga radhët e juristëve jo gjyqtarë.

drafti 1

Prokurori i Përgjithshëm, propozojnë ekspertët e nivelit të lartë, emërohet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

drafti 2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY