Almir Daci rekrutoi 2 komando shqiptare për në Siri

Almir Daci rekrutoi 2 komando shqiptare për në Siri

149
0
Shares

Imami i xhamisë së Leshnicës, tani gjeneral në ISIS ia ka dalë të rekrutojë jo vetëm të varfër por edhe njerëz të stërvitur për të luftuar.

Bëhet fjalë për 2 komando të ushtrisë shqiptare të cilët kanë shërbyer në misione luftarake jashtë vendit dhe kanë patur përvojë të mjaftueshme për t’u përfshirë në askioent luftarake të ISIS.

Prokuroria ka dokumentin e hetimeve dhe përgjimeve ndaj imamit Almir Daci, ku rezulton se ai ka rekrutuar dhe ish Komandon e ushtrisë shqiptare Erjon Alinj një i ri ky nga fshati Leshnicë i Pogradecit aty ku Daci ka shërbyer si Imam si dhe komandon tjetër Lavdërim Përleka, sipas reporttv.

Dokumenti zbardh itinerarin e Rekrutimit të Alinj. Në vitin 2013 ai ka qëndruar për disa ditë në xhamin e Unazës së Re, xhami kjo e drejtuar nga Genci Balla tashmë nën akuzë dhe i arrestuar.

Nga përgjimi i telefonatave, Alinj ai njofton vëllain Edin se ka ikur jashtë në Gjermani, por në një tjetër telefonatë me të shoqen ai tregon se ndodhet në Turqi.

Ndërkohë komando Lavdërim Perleka është identifikuar në një foto ku është analizuar vdekja e shqiptarit Diamant Rrasha, nga Tirana.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY