LSI ndahet nga PS, qeveria me 2 drafte për reformën

LSI ndahet nga PS, qeveria me 2 drafte për reformën

72
0
Shares

Vendimi i ekspertëve të lartë që nga komisioni i reformës të dalë vetëm një draft për t’u shqyrtuar nga komisioni i Venecias duket se nuk do të zbatohet.

LSI ka vendosur që të dalë me një draft të saj i cili është prodhuar nga ministria e Drejtësisë ndërkohë që opozita e ka tashmë opsionin e vet publik për ndryshimet kushtetuese.

I bie që qeveria të shkojë me dy drafte.

LSi do të cojë draftin e vet në Venecia ndërkohë që ka kërkuar që të shkohet me 3 drafte, një më shumë se sa në propozimet e para të vjeshtës së kaluar.

PS nuk ka vota të mjaftueshme në komision për të kaluar vetëm një draft final për në Venecia. Është e mundur që bashkimi i votave të opozitës dhe LSI të kalojë me vendim komisioni të tre draftet e mundshme për shqyrtim nga komisioni i Venecias.

Ndërsa LSi është ndarë qartazi nga PS në qëndrimet e saj për reformën, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillon disa takime pune në Berlin, kryesisht me zyrtarë të djathtë të politikës gjermane. Gjatë kësaj vizite, Meta u takua me përfaqësues të grupeve parlamentare në Bundestag si dhe me Ministrin për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Republikës Federale të Gjermanisë, Gerd Müller.

Një tjetër takim ishte dhe ai me Andreas Scheuer, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë CSU si dhe me zëdhënësin për Çështjet për Ekonominë të CDU –CSU, z. Joachim Pfeiffer.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY