Zëri i Amerikës, kronikë të gjatë për përgjimin Ismailaj-Meta

Zëri i Amerikës, kronikë të gjatë për përgjimin Ismailaj-Meta

77
0
Shares

Zëri i Amerikës ka transmetuar sonte një lajm të zgjedhurra lidhur me publikimin e përgjimeve të prokurorisë nga gazetari Artan Hoxha.

Kronika e plotë:
Gazetari i News24 nxjerr dokumentat e organit të akuzës dhe bisedat e përgjuara gjatë hetimit të biznesmenit Kastriot Ismailaj, mes tyre dhe mesazhe e komunikime me kreun e LSI-së Ilir Meta

Që prej vitit 2008 biznesmeni Katriot Ismailaj ishte nën hetim nga prokuroria nën dyshimin e pastrimit të parave. Në rrugë zyrtare telefoni i tij ishte vënë në përgjim. Sipas dokumentave të publikuar mbrëmë në studion e emisionit “Opinion”, në Tv Klan, nga gazetari I Neës24 Artan Hoxha, gjatë përgjimeve janë regjistruar dhe bisedat e tij me kryetarin e LSI-së Ilir Meta: “Ekziston në transkriptimin e bërë nga organi i akuzës, nga bisedat e përgjuara, dhe biseda që janë kryer mes biznesmenit në fjalë dhe një politikani, që në rastin konkret e në bazë të numrit të telefonit të afishuar aty, është kryetari aktual i parlamentit Ilir Meta”.

Sipas gazetarit Hoxha ka biseda të bëra pak ditë para zgjedhjeve të qershorit 2009: “Janë kërkuar shifra të tilla të mëdha parash në prag të zgjedhjeve dhe po ashtu është influencuar që kanidatë për deputetë në disa zona të vendit, të ndihmohen duke marrë tregti bankare, në banka të nivelit të dytë, për të përballuar fushatën zgjedhore të qershorit 2009. Në datën 22 qershor të atij viti ku kërkohet sipas mesazhit “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”.

Zoti Meta nuk e ka fshehur se ka patur njohje me biznesmenin duke saktësuar, pikërisht pak ditë më parë, se nuk mund të ishte në dijeni të aktivitetit të tij, sikundër dhe të biznesmenëve të tjerë me të cilët ka njohje. Ndërsa në parlament, në rastin e debatit për cështjen e CEZ, ai tha se Ismailaj nuk i kishte kërkuar asnjë herë favore dhe se ai nuk i kishte bërë favore atij.

Normalisht përgjimi i njerëzve me imunitet është i ndaluar, pa një autorizim të vecantë, por duket se në këtë rast prokuroria ka vlerësuar se bisedat me zotin Meta kanë dalë nga regjistrimi i biznesmenit nën hetim.

Në fund të vitit 2010 cëshja ndaj Kastriot Ismailajt u mbyll. “Kur është pushuar hetimi, kishte ndryshuar situate. Zoti Meta nuk ishte më në opozitë, por ishte pjesë e rëndësishme e qeverisë Berisha-Meta, pas zgjedhjeve të 2009-ës, ishte zëvendëskryeministër. Ndërkohë biznesmeni i cili ishte nën hetim Ismailaj, kishte krijuar kompaninë DIA dhe kishte lidhur marrëveshjen me kompaninë CEZ, për të mbledhur borxhet”, nënvizon Hoxha.

Sipas prokurorit të cështjes Gentjan Osmani, i cili sot drejton njësinë Task Forcë Antikorrupsion pranë prokurorisë së krimeve të Rënda, pavarësisht se ekzistonin dyshimet për pastrim parash, nuk kish qenë e mundur gjetja e provave. Në 2015 hetimi do të rihapet për të kërkuar pikërisht provat e munguara, ndërkohë që biznesmeni Ismailaj kishte hedhur në gjyq shtetin shqiptar për cështjen CEZ-DIA duke kërkuar 135 milion euro.

Gazetari Hoxha thotë se dokumentat që ai disponon janë zyrtare: “Janë të gjitha dokumenta zyrtare, që publikohen pasi janë vendime të prokurorisë dhe nuk janë dokumente Top Sekret, publikimi i të cilave mund të përbënte problem”.

Lidhur më këtë cështje nuk patur asnjë prononcim. Zyra e shtypit e kryetarit të Parlamentit e pyetur nga Zëri i Amerikës, tha se nuk ka asnjë koment apo reagim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY