Spanjollët çojnë në gjyq Princeshën për evazion fiskal

Spanjollët çojnë në gjyq Princeshën për evazion fiskal

99
0
Shares

Princesha Kristina e Spanjës, motra e princit Filip, u paraqit sot në gjyq, pas akuzave për evazion fiskal, në një skandal që ka tronditur dhe zemëruar vendin.

Princesha Kristina është anëtarja e parë e familjes mbretërore që del në gjyq, që nga vendosja e monarkisë në vitin 1975.

Bashkëshorti i saj, Inaki Urdangarin, i cili la qenë sportist dhe fitues medaljeje në lojërat olimpike në handball, po ashtu u paraqit në gjykatë në ishullin e Majorkës. I shoqi i princeshës përballet me akuza më serioze, si përvetësim fondesh, pastrim parash dhe falsifikime. Ai akuzohet për përdorimin e fondeve publike të rezervuara për organizatën jo-fitimiprurëse të çiftit, për përdorime private, si pagimi i gjobave për shkeljen e rregullave të parkimit dhe organizimi i mbrëmjeve argëtuese për fëmijët.

Avokatët e pinceshës Kristina kërkuan heqjen menjëherë të akuzave, ndërsa prokurorët shtetërorë thanë se ka mungesë faktesh.

Por sipas ligjit spanjoll, qytetarë dhe grupe private gëzojnë të drejtën të çojnë në gjykatë ankesa për shkeljet e ligjit.

Çështjen kundër princeshës po e nxit një grup antikorrupsion, i quajtur “Duar të Pastërta”.

Skandali ka shkaktuar protesta në Spanjë, që kërkoi një ndihmë financiare miliarda dollarëshe nga Bashkimi Europian në vitin 2012. Ekonomia e Spanjës vazhdon të përballet me një rritje të ngadalshme dhe papunësi të lartë. Akuzat kanë ashpërsuar qëndrimin e spanjollëve ndaj monarkisë, e cila ka gëzuar popullaritet relativ, ngaqë riktheu demokracinë në Spanjë pas diktaturës ushtarake disa dekadëshe të Francisco Francos.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY