PD e zemëruar me Top Channel: “Dezinformoi për reformën”

PD e zemëruar me Top Channel: “Dezinformoi për reformën”

84
0
Shares

PD ka deklaruar sërish se është e vendosur të marrë pjesë në reformën për drejtësi dhe se nuk do të lejojë të kapet drejtësia nga qeveria e Edi Ramës.

“Në mënyrë të përsëritur redaksia e lajmeve të Top Channel, duke dëshmuar servilizëm të verbër në shërbim të Edi Ramës dizinformon rreth qendrimit të opozitës për reformën në drejtësi. Sot kjo redaksi ka shpërndarë një mashtrim të gatuar në zyrat e propagandës qeveritare lidhur me mospjesmarrjen e opozitës në komisionin parlamentar të reformës në drejtësi. Asnjë shërbim i porositur nga Edi Rama nuk mund të zbehë apo dizinformojë mbi vendosmërinë e opozitës për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe as për vullnetin e saj për të mos lejuar kapjen politike të drejtësisë nga Edi Rama dhe qeverisja e tij e korruptuar dhe kriminale”, thuhet në një deklaratë të PD lidhur me një dezinformim sipas tyre që Top Channel ka bërë në edicionin e lajmeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY