Një 21-vjeçare, studente në Fakultetin Ekonomik, u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për gjobëvënie.
Sipas policisë lokale, mësohet se Desilvja Menajn, nga Vlora, është vetëdorëzuar në Komisariatin nr. 3, e shoqëruar nga avokati i saj. Burime nga Policia thanë se menjëherë pas prangosjes e reja është transferuar drejt Policisë së Vlorës për veprimet e mëtejshme.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 29 qershor 2015, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, për veprën penale “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Ngjarja për të cilën ajo akuzohet, ka ndodhur në nëntor të vitit 2014, në Vlorë, kur ajo dyshohet se i ka vënë gjobë me anë të mesazheve në celular, të dashurit të saj.
Burimet thanë se i dashuri i të dyshuarës, shtetasi me iniciale E. C., i cili njihet si biznesmen në Vlorë, ka denoncuar ngjarjen në fund të muajit nëntor të vitit 2014.
Mesazhet flisnin qartë, pasi ajo i kërkonte shtetasit E. C., 15 mijë euro, në mënyrë që ajo të mos e bënte publike lidhjen e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/