REFORMA NË DREJTËSI/ LSI paralajmëron PS-në: Nuk miratohet pa PD-në

REFORMA NË DREJTËSI/ LSI paralajmëron PS-në: Nuk miratohet pa PD-në

67
0
Shares

Miratimi i reformës në Drejtësi mund të vihet seriozisht në dyshim pas qëndrimit të shprehur së fundmi nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ministri i Drejtësisë, përfaqësues i LSI-së në Qeveri, Ylli Manjani shprehet se nuk ka reform në drejtësi pa Partinë Demokratike.
Kjo deklaratë e tij bën që Partia Socialiste të mos ketë asnjë rrugëzgjidhje tjetër veçse të tentojë konsensusin me Partinë Demokratike, për të siguruar 94 votat.
“Jam shpresëplotë, nëse do kemi një proces, madje e kemi detyrim ta kemi, nuk është me nëse, është detyrim, absolutisht detyrim ndërkombëtar, që vjen edhe nga Venecia, për të bërë një ushtrim politik parlamentar, mes partive parlamentare, për të gjetur konsensusin dhe jam i bindur se e gjejmë konsensusin. Sepse nuk janë tema që na ndajnë. Ok, duhet te reformojmë institucionin e vendimmarrjes së gjykatësve për të luftuar korporatizmin, jemi të gjithë dakord. Duam të luftojmë korrupsionin në gjyqësor, jemi të gjithë dakord. Duam të ndërtojmë një gjyqësor që të fusë në burg, jo vetëm ish ministrat, por edhe ministrat e sotëm. Të hetojë, të arrestojë dhe të çojë para gjyqit këdo që shkel ligjin”, tha Manjani për ABC News.
Sipas tij “nuk është proces, nëse mungon PD. Duhet të jetë PD. Si mund të shkohet në votim? Te cili votim do shkojmë? Ne e kemi qëndrim politik këtë gjë. Në nuk e shohim PD si nevojë numrash. Ne e shohim PD si nevojë për ti dhënë mbështetje politike reformës më të rëndësishme për shtetin. Nuk bëjmë dot reformë afatgjatë, të qëndrueshme dhe të besueshme pa Partinë Demokratike”.
Ministri i LSI pranoi se nuk ka ende konsensus as midis dy partive në qeveri.
“Nuk jemi ende aty, tha Manjani, dhe nuk e kemi kompleks ta pranojmë këtë.”
Duke theksuar nevojën për konsensus, Manjani mohoi mundësinë që të blihen deputetë nga opozita për të bërë numrat për ndryshimin e Kushtetutës.
“Nuk mund të nisemi ne, që reformën më të rëndësishme shtetformuese ta bëjmë më çarje, me përçarje. Nuk është kjo, unë nuk e kam besuar asnjëherë këtë lloj skenari”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY