Nis bora në vend, ja akset më problematike

Nis bora në vend, ja akset më problematike

85
0
Shares

ARRSH informon për situatën e kalueshmërisë së rrugëve në të gjithë vendin, pasi shirat dhe reshjet e dëborës kanë nisur në Veri të vendit.

Në Rajonin Verior Shkodër: Në të gjitha akset e këtij Rajoni kontraktorët po punojnë për pastrimin e gurëve dhe materialeve të rëna në rrugë nga shirat. Në Peshkopi kanë filluar reshje bore, por që nuk kanë sjellë probleme në qarkullim.

“Makina te bllokuara ne rrugët e mbuluara nga bora, pranë fshatit Hotolisht te Librazhdit. Prej sot ne te gjithë vendit temperaturat kane pësuar rënie te ndjeshme te cilat kane sjelle dhe reshje te mëdha dëbore ne veri dhe jug-lindje te Shqipërisë

Në aksin Kukës -Bushtricë ka një çedim masiv të trupit të rrugës, si rrjedhim qarkullimi kryhet me një kalim. Edhe në Pukë dhe Fushë Arrëz ka prani të rreshjeve të borës. Nuk ka probleme në qarkullim.

Në Rajonin Qëndror Tiranë: Aksi Qafë Priskë, Shëngjergj, vazhdon të qarkullohet me një kalim. Në afërsi të TEG, ka një dëmtim të murit mbajtës. Janë marrë masa për vendosjen e shiritit sinjalizues dhe gjendja po mbahet në monitorim.

Në Qarkun e Elbasanit punohet nga kontraktorët për pastrimin e akseve nga dherat e gurët në rrugë. Segmenti Banjë- Drizë është i lirë.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në akset e këtij Rajoni nuk ka probleme për qarkullimin. Në aksin Boboshticë -Dardhë, ka prani bore, 3-4 cm. Kontraktori po punon për pastrimin e aksit. Edhe në akset e tjera kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë që mund të krijohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY