“Populli” i këndon më gajde…, reformës në drejtësi

“Populli” i këndon më gajde…, reformës në drejtësi

137
0
Shares

“Bjeri gajdes ti o Popull”

****************************
Na ngeli gajdja në duar.
Na ngeli pipëza në gojë.
Politika bën aksion.
Gjykatat te reformoje.
****************************
Të mirat qe po na vinë.
Lum ai qe do ti marri.
Të gëzoni drejtësinë.
Veç prisni të çel behari.
****************************
U thot xhaxhua që ta prisni.
Beharin me manushaqe.
Dhe te gjithë do më uroni.
Rrofsh o Xhaxho na kënaqe.
****************************
Nëse gënjeshtër më del.
Më besoni nuk ua futa.
Prit gomar te mbijë bar.
Do arnuar kushtetuta.
****************************
Unë për vete besoj shumë.
I njoh të gjithë prej fytyre.
Besoni që do bëjnë burg.
Do fusin veten e tyre.
****************************
Do qenë futur shpejt me radhe.
S’futen se i pengojnë ligjet.
Se vërtet mishi do pjekur.
Po helli s’duhet të digjet.
****************************
Unë kam shpresë nga konferencat.
Në samite s’mblidhen kotë.
Këtu ngelen veç policë.
Shqiptarët bredhin ne botë.
****************************
Nga Venecia erdh fermani.
Ndihmën ua kërkuam vetë.
U dhjefshim mu ne përgjigje.
Neve kemi vet ekspertë.
****************************
Kushtetutë do bëjë Rusmaili.
Edhe plot juristë të tjerë.
Qilizmë do ti bëjnë reformës.
Do ti bien gjatë e gjerë.
****************************
Dimri është vakt egërsirash.
Ti lëmë te hahen çakejtë.
Te shpresojmë te vijë behar.
Në shpëtofshim nga lumenjtë.
****************************
Të fortët nuk duan ligje.
S’duan fare as gjykatë.
I zgjidhin hallet e tyre.
Me plumb e me atentat.
****************************
Ngelemi ne rakitiket.
Hajde behar aman hajde.
Mos vdes e më ngel merak.
Të gjejmë dhe për LU-në një gajde.
****************************
Ty o Lu ta tha dikush.
Sikur shumë e zgjate hapin.
Me orë mbajtësit pse e kruan.
Mos e kruaj me fik trapin.
****************************
Lumsi kush do kapë beharin.
Ti shkel këmba në gjykatë.
Do mbjellë jonxhë e do korrë bar.
Jo te shkurtër po te gjatë.
****************************
Hidh e prit si gratë ne krua.
Baballarët djersa çurg.
Nuk i shihni si përpiqen.
Kush të vejë më parë në burg.
****************************
Gëzoni o miq gëzoni.
Nga Vermoshi e gjer në Dropull.
Veç muzikë pa partitura.
Bjeri gajdes ti o popull.
****************************
O të shkretët ju gjykatës.
O mor ju zotër të tokës.
Ligji i ri do t’ju godas.
Si rrufe ne shesh te kokës.
****************************

BY JURISTI
NATEN TEJ E TEJ

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY