Flet studentja: Ja pse ia vura gjobën të dashurit biznesmen

Flet studentja: Ja pse ia vura gjobën të dashurit biznesmen

193
0
Shares

Studentja e akuzuar, dhe e arrestuar për gjobëvënie, nëpërmjet avokatit të saj, ishte shprehur në seancën gjyqësore ndaj saj, se këtë veprim e kishte filluar si lojë dhe nuk kishte asnjë qëllim përfitimi.
Gjatë seancës gjyqësore avokati i së pandehurës Desilvja Menaj, u shpreh se klientja e tij nuk ka pasur qëllime përfitimi në veprimet e saj ndaj të dëmtuarit.
Nga ana tjetër, ai kërkoi pezullimin e vendimit me burgim, për shkak të rrezikshmërisë së pakët të klientes së tij dhe rrethanave, në të cilat kishte ndodhur ngjarja.
Ai lexoi edhe një deklaratë të Desilvja Menajt, e cila shprehej se, “Nuk jam dakord me kërkesën e prokurores. Unë e kam filluar këtë veprim si një lojë dhe nuk kam pasur qëllim përfitimi”.
Vendimi që e ka shpallur fajtore për gjobëvënie shtetasen Desilvja Menaj, është dhënë më 26 qershor të vitit të kaluar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Ky vendim u ekzekutua të hënën nga oficerët e Komisariatit nr. 3 të Tiranës.
Gjatë procesit gjyqësor prokurorja i çështjes kërkoi deklarimin fajtore të së pandehurës Desilvja Menja, për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhëni pasurie” dhe kërkoi dënimin e saj me 4 vjet burgim. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, uljen e dënimit me një të tretën, studentja 21-vjeçare u dënua përfundimisht më 1 vit e 4 muaj burg.


Për më shumë mund të lexoni edhe

FOTO/ Arrestohet studentja, gjobiti me 15 mijë euro një biznesmen
/web/FOTO_Arrestohet_studentja_gjobiti_me_15_mije_euro_nje_biznesmen_12605_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY