Familjari kryesocialistit të Prezës fiton tenderin për gjelbërimin e rrugës për te...

Familjari kryesocialistit të Prezës fiton tenderin për gjelbërimin e rrugës për te sarajet e Edi Ramës

103
0
Shares

Gjelbërimi i rrugës Surrel-Shkozë do të bëhet nga biznesi familjar i kryetarit të Partisë Socialiste të Prezës, Lavdi Kajmaku.
Në bashkëpunim me një subjekt tjetër, biznesmeni Kajmaku ka përfituar rreth 33 milionë lekë të reja nga buxheti i shtetit.
Emri i Agim Kajmakut u përmend edhe më herët.
Një muaj para zgjedhjeve të qershorit 2013 biznesi I luleve të familjes kajmaku digjet.
Në qendër të sulmit ishte xhaxhai i Agim Kajmakut, Lavdi Kajmaku, kryetar I partisë socialiste të Prezës.
“Prej disa kohësh në krye të Partisë Socialiste në komunën Prezë, Lavdi Kajmaku njëkohësisht dhe pronar i firmës së luleve Kaimaku denoncon zjarrvënien në pronën e tij si një akt të qëllimshëm që sipas tij ka lidhje me postin politik që ai mban.”
Tre vjet pas djegies së fidanishtes dhe një vit pasi goditi shefin e kabinetit të kryebashkiakut Fiqiri Ismaili në Vorë, nipi i kryetarit të socialistëve të Prezës është përzgjedhur për të gjelbëruar rrugën që të çon në banesën e kryeministrit.
32.330.987 lekë pa TVSH është fondi për “Rehabilitimi i gjelbërimit anësor në rrugën IKV-Surrel dhe rrethrrotullimi Shkozë” I publikuar në buletinin e parë të prokurimeve publike për vitin 2016, fituesit janë:
Bashkimi Operatoreve Ekonomike “Hastoci” sh. p. k. (34%) dhe “Kajmaku” sh. p. k. (66%).
Nëse i shtohet edhe Vendimin Nr. 14, datë 23. 09. 2014 të komitetit për zhvillimin  e rajoneve i cili i  jep 417,207,528 lekë për rikonstruksionin e rrugës Porcelan – Kinostudio – Surrel, shuma që merr rruga drejt fshatit të kryeministrit, për dy vjet është rreth 450 milionë lekë (të reja) pa TVSH.
Pjesa më e madhe e kësaj shume shkon për biznesin familjar të kryetarit të Partisë Socialiste të fshatit Prezë, shumë aktivë në të dyja zgjedhjet e fundit në vend.

(“ABC News”)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY