ATENTATI FIER/ Ilir Memushaj dyshohet se i bllokoi rrugën mjetit të viktimave

ATENTATI FIER/ Ilir Memushaj dyshohet se i bllokoi rrugën mjetit të viktimave

91
0
Shares

Ilir Memushaj në gjykatën e Fierit për masën e sigurisë

Ilir Memushaj, dyshohet se ka ndihmuar atentatorët për ekzekutimin e Denis Kasës dhe plagosjen e dy shokëve të tij, Klement Kastrati dhe Elton Margariti, në segmentin lidhës mes Mbrostarit dhe autostradës Lushnje – Fier.
ABC News ka mësuar se prokuroria ka ngritur dyshime se Memushaj i njeh autorët e krimit, të cilët mendohet se i ka ndihmuar për të kryer vrasjen duke i zënë rrugën makinës së viktimave me mjetin e tij të marr me qira të llojit “Audi A4” ngjyrë e zezë. Ky dyshim, burimet thonë se është përforcuar edhe nga dëshmia e dy të plagosurve të cilët gjatë marrjes në pyetje kanë përshkruar llojin e mjetit që I kishte zënë rrugën, për t’i lehtësuar punë atentatorëve. Përveç këtyre fakteve, prokuroria thotë se Memushaj provohet se ka qenë në vendin ne ngjarjes në momentin e vrasjes pasi kompanitë e telefonisë lëvizëse identifikojnë qelizat e telefonit në tij personal në atë zonë. Pavarësisht këtyre të dhënave, burimet nga prokuroria thonë se Ilir Memushaj ka dhënë dy herë shpjegime për ngjarjen, duke mohuar në mënyrë kategorike se ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin e ekzekutimit. Ai gjithashtu ka mohuar edhe njohjen me viktimat, por që për hetuesit deklarimet e tija janë kontradiktore çka lind dyshimet se ai nuk pranon të flas.
Nga ana tjetër, burimet thonë se janë dy pista hetimore ku është përqendruar policia dhe prokuroria për të zbardhur atentatin e mbrëmjes së 8 janarit. Hetuesit dyshojnë se një nga pistat hetimore, është ajo e atentatit ndaj Klement Kastratit për arsyen e hakmarrjes, pasi është përfshirë në një ngjarje të vjetër kriminale, si dhe dyshimet për rrjetin e trafikut të drogës në Spanjë, mes viktimës dhe autorëve të këtij atentatit që ende nuk janë identifikuar nga policia dhe prokuroria.
Ngjarja për të cilën është arrestuar Memushaj ka ndodhur mbrëmjen e 8 janarit ku në një prit të organizuar në segmentin lidhës mes Mbrostarit dhe autostradës Lushnje – Fier, ku si pasoj e të shtënave me automatik kanë gjetur vdekjen Denis Kasa dhe janë plagosur dy shokët e tij, Klement Kastrati dhe Elton Margariti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY