FOTO/ Ja si u lanë peng 30 mijë € për prokurorin Haxhi...

FOTO/ Ja si u lanë peng 30 mijë € për prokurorin Haxhi Giu

199
0
Shares

Publikohen fotot e prokurorit Haxhi Giu dhe Aleks Shporit të fiksuara më 29 tetor 2015 në pikën e këmbimit valutor në Tiranë, pikë në të cilën ata tërheqin 29 mijë eurot e lëna si garanci nëse Gjon Shpori vëllai i Aleksit do të lirohej nga burgu.
hg1Foto frekuencat i përkasin datës 29 tetor 2015, ku prokurori është fiksuar në një zyrë këmbimi valutor në kryeqytet ku ai së bashku me familjarët e të arrestuarit Gjon Shpori tërheqin paratë e lëna si garanci, pasi nuk lirua nga burgu ky i fundit i arrestuar për trafik droge.
hg2Personi me rreth të kuq me xhaketë të bardhë është prokurori Giu i cili sipas hetimeve të akuzës është futur në exchange së bashku me Aleks Shporin e më pas dhe Paulin Shporin.
hg3Këto pamje dhe dëshmia e Aleks Shporit dhe ky i arrestuar, janë ndër provat e prokurorisë së Krimeve të Rënda që rëndojnë mbi prokurorin e Krujës i cili prej më shumë se një muaj qëndron pas hekurave për akuzën e korrupsionit.
haxhi giu, moneti arrestimit 1Haxhi Giu dhe Aleks Shpori u prangosën në 2 dhjetor të 2015 nën akuzën e korrupsioni për zyrtarët e drejtësisë, ndërsa aktualisht ata ndodhen në burg pasi dhe gjykata e apelit la në fuqi këtë masë sigurie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY