Las Vegas, panairi i makinave “të mençura”

Las Vegas, panairi i makinave “të mençura”

76
0
Shares

Kryefjala e Panairit më të madh elektronik në Las Vegas CES 2016 janë makinat e mençura, që nuk kanë nevojë për shofer dhe drejtohen nga kompjuter të fuqishëm.
Mbi 100 kompani të prodhimit të makinave dhe teknologjive të automjeteve paraqiten produktet elektronike, në kohën kur tregu i makinave po shënon hapa prapa. Ato janë makinat e mençuara, që nuk ndotin ambientin.
BMW ka zbuluar makinën e së ardhmes me tre sisteme të ndryshme drejtimi: i drejtuar, i asistuar ose plotësisht automatik.
Prodhuesi i makinave Ford prezantoi një element të ri, që beson se do ta bëjë fitues në garën për makinat plotësisht autonome, i ndihmuar nga sensori Lidar i prodhuar nga një kompani me qendër në Kaliforni. Por janë çmimet shumë të larta të sensoreve të tillë, që pengojnë daljen e tyre në treg në mbarë botën.
Volksvagen i ofroi publikut atë që quhet “porta drejt së ardhmen” Budd-e Van duke perfeksionuar plotësisht një nga furgonët e famshëm të saj, i cili në mbi 370 km emëtimet do të jenë në zero, ndërsa bateria e tij do të karikohet për 30 minuta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY