Gjyqi i Ismailajt javën tjetër, avokati kerkon heqjen e telefonates

Gjyqi i Ismailajt javën tjetër, avokati kerkon heqjen e telefonates

111
0
Shares

Dosja e prokurorisë për Kastriot Ismailaj përmban edhe dokumenta të tjerë por që sipas avokatit të tij janë të pavlefshëm, përfshirë dhe dokumentat e publikuara para pak ditësh.

Avokati mbrojtës i të pandehurit Ismailaj, Vladimir Meci, do të kërkojë pavlefshmërinë e disa provave materiale që ndodhen në dosje, mes tyre edhe të përgjimeve të publikuara ditët e fundit që në seancën e parë gjyqësore. “Edhe përgjimet e publikuara në media, janë të pavlefshme pasi nuk përbëjnë provë material në ngarkim të klientit të tij Kastriot Ismailaj”, tha Meci për abc neës.

Gjykata e pritet të nisë procesin gjyqësor ndaj Kastriot Ismailajt javën që vjen dhe trupi gjykues do të kryesohet nga Enkeledi Hajro.

Lidhur me këto prova tashmë të bëra publike, prokuroria në mnëhyrë jozyrtare thotë se për arsye të neglizhencës ndodhen ende në dosje, por që do të hiqen në momentin kur do të nis procesi gjyqësor.

Nga ana tjetër, vazhdon të jetë enigmatike nga prokuroria, fakti se pse në momentin që është konstatuar një bisedë telefonike mes subjektit të përgjuar Ismailajt dhe një personi politik i mbrojtur me imunitet, transkiptimi i bisedës është zbardhur dhe nuk është ndërprerë përgjimi për të njoftuar personin e përgjuar. Përveç kësaj, prokurori nuk pranon të komentoj pse nuk janë hetuar detajet e dala gjatë përgjimeve të Ismailajt, pasi mes tjerash në bisedat e transkiptuara, rezulton se i dyshuari në atë kohë fliste për afera të mëdha financiare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY