Ish-deputeti Arben Lika, nën hetim për akuzën e mashtrimit

Ish-deputeti Arben Lika, nën hetim për akuzën e mashtrimit

198
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për akuzën “mashtrimit” me pasoja të rënda për ish-deputetin Arben Lika. Dyhsohet se ish-deputeti në vitet 92-94 ka përvetësuar nga llogaria e tij bankare një shumë prej 1.1 mln euro nga disa biznesmen azerbajxhanas.

Njësia e task-forcës fillimisht kishte nisur hetimet për akuzën e pastrimit të parave ndaj fondacionit ku rezulton se Lika është administrator por në pronësi të një shtetasi portugez, që rezulton se nuk ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri.

Në llogari të këtij fondacioni brenda 6 muajve të vitit 2014 janë transferuar 1.1 mln euro. E gjithë shuma ëhstë tërhequr nga Arben Lika.

Por, gjatë marrjes në pyetje ai ka pretenduar se ka firmosur tërheqjen e shumës por paratë janë marrë nga persona që nuk I njihte, duke dorëzuar një kontratë e cila dyshohet se është fiktive.

Për këtë fakt, prokuroria dyshon se ish-deputeti Lika ka kryer veprën penale të “mashtrimit”.

Arben Lika ëhstë një nga studentët drejtues të Lëvizjes së Dhjetorit.Në vitin 92 ai u zgjodh deputet por më pas u largua nga Parlamenti për shkak të akuzës së kontrabandës duke u futur në burg. Lika është gjykuar sërish për një akuzë tjetër para pak vitesh ndërsa kjo është akuza e tretë ndaj tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY