12 vjecari i ISIS: Xhihadistët na mësonin të vrisnim prindërit e pafe

12 vjecari i ISIS: Xhihadistët na mësonin të vrisnim prindërit e pafe

85
0
Shares

Xhihadistët e ISIS arrijnë deri atje sa militantët e mitur i detyrojnë të vrasin prindërit e tyre, nëse i kanë të pafe. Këtë e rrëfeu për CNN një 12-vjeçar i quajtur Nasir, i cili foli për rrjetin televiziv amerikan me kushtin që të mos i publikohej fytyra dhe zëri. Ai u arratis bashkë me 60 fëmijë të tjerë nga një kamp xhihadistësh në Irak, ku fëmijëve indoktrinoheshin me rrymat më ekstremiste të Islamit.

Tashmë jeton me familjen në një kamp refugjatësh në rajonet kurde të Irakut. 12-vjeçari rrëfen se xhihadistët i kërcënonin se se t’u thyenin kockat, nëse fëmijët militantë nuk u bindeshin urdhërit të tyre.

Një komandand i militantëve kurdë tha për CNN se në vijën e frontit në qytezën Gvejr, janë të shumtë fëmijët që arratisen. Por ai shprehet se është një vendim i vështirë për t’i pranuar ose jo ata, pasi shpesh janë të pajisur me eksploziv për sulme kamikaze.

Aziz Abdullah Hadur, Komandant Kurd në Irak: Kur kalojnë vijën e frontit drejt nesh, shpesh vrain luftëtarët tanë. Është një vendim jashtëzakonisht i vështirë. Nuk di çtë bësh sepse nëse nuk i vret do të të vrasin.

Kjo kategori fëmijësh, që kanë arritur të arratisen nga kthetrat e Shtetit Islamik jeton kryesisht në kampet e refugjatëve në veri të Irakut. Shumë prej tyre kanë pasoja psikologjike dhe tashmë vuajnë nga fobi të ndryshme për shkak të tmerreve që kanë përjetuar.

Rast konkret i xhihadistëve që ekzekutojnë prindërit ishte ai i një 20-vjeçari që vrau publikisht mamanë 35-vjeçare në mes të Rakës në Siri, pasi ajo e nxiste të braktiste Shtetin Islamik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY