VENDIMI I FRIKSHEM/Lejohet spiunimi i punonjësve nga punëdhënësit

VENDIMI I FRIKSHEM/Lejohet spiunimi i punonjësve nga punëdhënësit

106
0
Shares

Punëdhënësit mund të spiunojnë pa frikën e ndëshkimit punonjësit që kanë marrë në punë sipas një vendimi më të fundit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut i cili shtrin efektet edhe në Shqipëri.

Bëhet fjalë për komunikimet online të cilat kryhen nga punmarrësit bredna orarit të punës nga adresat zyrtare.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg dha një vendim të martën i cili gjykonte si të drejtë përgjimin që një drejtor kompanie i kishte bërë një inxhinieri në adresën e tij në Yahoo.

Vendimi i Strasburgut aplikohet për të gjithë shtetet të cilat kanë ratifikuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Rasti lidhte më një ankesë që bëri një inxhinier rumun në kët gjykatë qysh në vitin 2007.

Ai i kërkoi gjykatës të vendoste se punëdhënësi i tij kishte shkelur të drejtën e korrespondencës konfidenciale, kur pa lejen e punonjësit lexoi mesazhet e tij private dhe si rrjedhojë edhe e hoqi nga vendi i punës në atë vit.

Punëdhënësi i tij zbuloi se inxhinieri kishte përdorur messenger-in e Yahoo-s edhe për kontakte personale përpos atyre profesionale. Për shkak se besohet se punëdhënësi po hynte në një adresë e-maili pune, gjykatësit e quajtën veprimin të drejtë.

Ata deklaruan se punëdhënësi veproi brenda fuqive të tij disiplinore kur hyri në adresën Yahoo të punonjësit të tij. Në përfundim gjykatësit theksuan se kontrolli i parregullt i këtij lloji nuk do të pranohet dhe u shprehën se një strukturë rregullash duhet të ndërtohen të cilat do të përcaktojnë mënyrën dhe sasinë e informacionit që punëdhënësi mund të marrë nga punonjësit e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY