3 doganierë të Kakavijës në pranga

3 doganierë të Kakavijës në pranga

75
0
Shares

Një operacion nga Krimi Ekonomiko – Financiar i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka cuar në pranga 3 doganier në Doganën Kakavije.

Gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër për “Kontrabandë me mallra të tjerë ” dhe “Korrupsion aktiv”.

Nga Shërbimet e Sektorit të Krimit Ekonomiko-Financiar është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Edison Qose , 42 vjeç, banues në Shkoz , Tiranë pasi në aksin rrugor Kakavije -Tepelenë , në automjetin e tij tip “”Fiat”, me targa AA 513 IU , u gjetën 1.3 ton mallra ushqimor, të cilat i kishte sjellë nga Greqia nëpërmjet Pikës Doganore Kakvije duke shmangur detyrimet doganore,duke i dhënë doganierit të turrnit shtetasit Ilirian Ymaraj shumën prej 200 Euro.

Nga Krimi Ekonomiko-Financiar është arrestimi i doganierit:

– Ilirian Ymeraj , 42 vjeç, banues në Fier, me profesion doganier në pikën Doganore Kakavije,ky shtetas ka favorizuar kundrejt shumës 200 Euro shtetasin Edison Qosja ,duke iu shmangur detyrimit doganor.

Doganieri Ilirjan Ymeraj porsa ka marrë vesh për arrestimin e posëduesit të mallrave kontrabandë ka braktisur detyren dhe eshte larguar por eshte kapur gjate ndjekies nga Policia e Gjirokastres.

Ne vijim te veprimeve u bë ndalimi dhe i dy doganiereve te tjere:

-Islam Thana , 42 vjeç , banues në fshatin “Picar” ,Gjirokastër, me profesion doganier në Pikën Doganore Kakavije.

– Eneida Çuçi , 35 vjeçe, banuese në Gjirokastër,me profesion doganiere në Pikën Doganore Kakavije.

Të dy këta shtetas janë ndaluar pasi dyshohet se kanë konsumuar elementet e vepres penale”Shpërdorim detyre” pasi kanë qënë në shërbim në Pikën Doganore Kakavije dhe me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë lejuar kalimin e automjetit me ngarkesë ushqimore prej 1.3 ton mallra ushqimor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY