Tiranë/Ballafaqimi në burg me pedofilin 76-vjeçar, historia e 15 vjecarëve të abuzuar

Tiranë/Ballafaqimi në burg me pedofilin 76-vjeçar, historia e 15 vjecarëve të abuzuar

83
0
Shares

Pedofili 76-vjeçar i arrestuar katër muaj më parë nga Policia e Tiranës nën akuzën e “Abuzimit seksual”, me dy djem të mitur, një javë më parë është vënë në një ballafaqim në paraburgimin “313”, me të abuzuarit. Hazer Duraku u vu në pranga pas denoncimit të bërë nda dy 15-vjeçarët me inicialet E. D., dhe R. G., të cilët pretendojnë se i moshuari ka abuzuar seksualisht me ta duke i gënjyer dhe “ftuar” në shtëpinë e tij.

Ndërkohë, burimet thonë se gjatë kohës së ballafaqimit mes dy palëve, 76-vjeçari bie ndesh me fjalët e tij pasi herë pranon abuzimin e bërë me dy djemtë dhe herë thotë që nuk i njeh fare dy të miturit. Por, sipas burimeve dy 15-vjeçarët e abuzuar këmbëngulin para prokurorit dhe avokatit të tij që Duraku i ka mashtruar ata dhe ka abuzuar seksualisht.

“Ejani në shtëpinë time të hani bukë”. Është kjo fjalia që pedofili 76-vjeçar përdorte për të futur në grackë dy djemtë e mitur katër muaj më parë dhe më pas për të abuzuar seksualisht me ta. Ndërkohë, kohën kur është arrestuar, burime nga policia e kryeqytetit bënë me dije se 76-vjeçari ka pranuar që ka abuzuar seksualisht me dy djemtë.

“E bëra vetëm për nevojat e mia fiziologjike”, është shprehur i moshuari kohën kur është arrestuar. Dy fëmijët e abuzuar E. D., dhe R. G., kanë pohuar përpara të moshuarit dhe grupit hetimor të gjitha rastet kur ata kanë kryer marrëdhënie jashtë dëshirës së tyre. Dy fëmijët, në prani të psikologut, kanë treguar me detaje të gjitha rastet kur ata detyroheshin të kryenin marrëdhënie me të moshuarin, duke pranuar se Hazeri u jepte para në këmbim të favoreve seksuale. Dy të miturit E. D., dhe R. G., të abuzuar për më shumë se 1 muaj nga i moshuari Hazer Duraku, kanë rrëfyer gjithçka përpara grupit hetimor se si i moshuari i joshte, i mashtronte dhe i detyronte që të kryenin marrëdhënie seksuale me të.

Kur ndodhi ngjarja, dy djemtë kanë dhënë dëshminë e tyre duke treguar mënyrën se si ranë pre e mashtrimeve të të moshuarit. “Plaku më dha 150 lekë dhe më tha të blija një sufllaqe për të ngrënë. Atë natë nuk fjeta dhe të nesërmen nuk shkova në shkollë. Nuk doja të shikoja asnjë person dhe qëndroja gjithë ditën në shtëpi, tregon njëri nga të abuzuarit. Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY