Mbyllet shorti i kuponave, do jepen 511 cmime

Mbyllet shorti i kuponave, do jepen 511 cmime

82
0
Shares

28 mijë pjesëmarrës do të luajnë për 511 çmime me vlerë nga 10 mijë lekë deri në 1 milion lekë. Në total do të fitohen 8 milionë lekë.

Sipas Ministrisë së Financave, dje ka qenë afati i fundit i dorëzimit të zarfeve me 50 kuponët, ndërsa shorti do të hidhet më 15 janar.

Financat e kanë quajtur lojë promocionale, pjesë e fushatës sensibilizuese që qytetarët të tërheqin kuponin tatimor. Por, pavarësisht kohës së vënë në dispozicion për dorëzimin e kuponëve që nuk ishte pak, plot dy muaj, ajo që bie në sy është numri i ulët i pjesëmarrësve në lojë.

Fituesit e lotarisë do të përzgjidhen elektronikisht. Çmimet janë ndarë në 4 kategori. Për çmimin e madh prej 1 milion lekësh do të shpallet vetëm një fitues, për çmimin 100 mijë lekë do të shpallen 10 fitues.

Për çmimet e tjera 15 mijë lekë do të shpallen 200 fitues dhe për çmimin fitues 10 mijë lekë do të shpallen 300 fitues. Kushti kryesor i përzgjedhjes është që zarfi duhet të ketë brenda 50 kuponë, me vlerë jo më pak se 5 mijë lekë. Ai duhet të jetë dërguar me postë deri ditën e djeshme.

Probabilitet më të lartë për të fituar e kanë ato zarfe që kanë vlerën më të lartë të kuponëve, kjo pasi 70 për qind e pikëve merren nga vlera e kuponëve dhe 30 për qind nga numri i tyre. Në bazë të këtij vlerësimi pikësh do të bëhet edhe kategorizimi për çmimet. Të gjithë pjesëmarrësit në lojë duhet të kenë shënuar vetë mbi zarf numrin total të kuponëve, vlerën e tyre, emrin e dërguesit dhe adresën e tij.

Shorti do të hidhet në Top Channel. Certifikimi i fituesve do të bëhet nga komisioni me 7 anëtarë nga Ministria e Financave, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Drejtoria e Tatimeve, Tiranë, Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, organizatat e shoqërisë civile që punojnë për mbrojtjen e konsumatorit, si edhe një përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY