Tepelenë, dhunohet ish-drejtori i spitalit, akuzon burrin e drejtoreshës

Tepelenë, dhunohet ish-drejtori i spitalit, akuzon burrin e drejtoreshës

120
0
Shares


Avni Bega

Ish-nëndrejtori i Spitalit të Tepelenës, Avni Bega, është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar, rrugës teksa kthehej në banesë. Sipas denoncimit të bërë në polici, Bega akuzon drejtpërsëdrejti bashkëshortin e drejtoreshës së spitalit dhe i ka bërë thirrje prokurorisë të veprojë për këtë rast.
 “Me dolën para dhe më qëlluan me dërrasë në nofull, thotë ai, duke shtuar se, dhuna fizike e ushtruar ndaj meje lidhet me denoncimin e bërë ndaj drejtoreshës, burri e saj e ka bërë, katërcipërisht. Nuk e di nga se janë nisur, mund të jenë thirrur në prokurori pas denoncimit dhe si duket ata tani po ushtrojnë dhunë”, thotë ai.
Bega e lidh dhunën me denoncimin që ai bëri një vit më parë ndaj drejtoreshës së Spitalit të Tepelenës Ediola Brahaj për abuzime me detyrën me vlerën e 80 milionë lekëve, denoncim, pas të cilit ai kërkoi edhe mbrojtje policore, pasi tha se ndihej i kërcënuar.
Në atë denoncim, ai akuzonte Brahajn se ka shpenzuar paratë për llogari të saj. Ai ka thënë më tej se autoambulanca e spitalit të Tepelenës rezulton në udhëtim për në Tiranë me pacientë për të 5 ditët e javës përgjatë gjithë vitit 2014, ndërkohë që po sipas tij, janë vërtetuar mungesat e kartelave të pacientëve që udhëtojnë për në Spitalin e Tiranës.
Në të gjitha rastet, abuzimi është kryer me 60 litra karburant për çdo udhëtim drejt Tiranës si dhe dietat për vetë drejtuesen e spitalit, shoferin e autoambulancës apo dhe infermierin shoqërues. Pas denoncimit, Bega u shkarkua nga puna, me vendim të Brahajt.
 
(“Panorama”)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY