Flet 103 vjeçarja nga Lushnja: S’kisha parë vërshim të tillë të Shkumbinit...

Flet 103 vjeçarja nga Lushnja: S’kisha parë vërshim të tillë të Shkumbinit që nga koha e gjermanit

69
0
Shares

Një plakë 103- vjeçe, nuk kishte parë ndonjëherë përmbytje si ajo e fundit prej së cilës doli gjallë. Vërshimi i Shkumbinit në Çermë të Lushnjes, për Xhevrie Teqen s’kishte ndodhur që nga koha e gjermanit. 
“Që nga koha e gjermanit s’kisha parë vërshim të atillë të Shkumbinit”, shprehet ajo për “ABC News”.
Banesa e tyre ishte e para që u mbulua mbi një metër nga uji. Djali i madh ishte heroi i shpëtimit të familjes prej tetë anëtarësh. Shtëpia është duke u shembur. Muret të hapura dhe orenditë shtëpiake të gjitha dolën jashtë përdorimit.
Rreth 150 banesa u përmbytën vetëm në zonën e Lushnjes nga ujërat e lumit Shkumbin. Banorët janë ndihmuar me ndonjë paketë ushqimore dhe asgjë më tepër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY