“Internohet” oficeri i policisë që denoncoi rrjetin e narkotrafikantëve

“Internohet” oficeri i policisë që denoncoi rrjetin e narkotrafikantëve

70
0
Shares

Vila-laborator e drogës në Durrës

Oficeri që zbuloi fabrikën e përpunimit të kanabisit në Durrës, është larguar në një rreth të largët. Denoncimin e ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas Berishës, “Ndëshkimi i oficerit të përgjegjshëm që denoncoi në vendin e duhur veprimtarinë kriminale, narkotrafikantë, mafioze të grupit Sula të PS, është dëshmi tjetër flagrante e sundimit të krimit në Shqipëri”.

Denoncimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Krimi në majat e qeverise Rama – Kokëdhima!


Ndëshkohet oficeri që denoncoi Ajet Sulon, vëllain e Besnikut të falimentuar të Partisë, për megatrafikun e drogës në Durrës.

sssss
“Te dashur miq, ndeshkohet me largim ne nje rreth te larget, oficeri qe zbuloi fabriken e perpunimit te kanabisit ne Durres dhe qe materialin e dorezoi aty ku ai gjykoi se do perdorej per zbatimin e ligjit. Burime te brendshme te Policise njoftojne se transferohet ne nje rreth te larget oficeri qe denoncoi rrjetin e madh te narkotrafikanteve, grumbullimit, perpunimit dhe shperndarjes se droges qe drejtohej direkt nga Ajet Sula, vellai biologjik dhe i droges i “çorapes se partise” apo i Besnikut te falimentuar te PS.
Shtoj ketu per dijeni te ndonjerit qe nuk e di se çorape nuk eshte pseudonimi i tij i sigurimit te shtetit, thuhet se ate e kane quajtur te tille pasi ne vitin 1997 ai vinte çorapen ne koke dhe plaçkiste ne aksin rrugor Ballsh – Fier me kallash ne dore me banden e tij, deri edhe bote nafte. Nje dite, njerez te guximshem u kacafyten ne rruge me te dhe ne vend te çorapes se zeze doli fytyra zift e ketij mafiozi te Edi Rames!
Them te Edi Rames sepse me urdher te tij, Saje qorri vet personalisht, i telefonon kapos se grupit trafikant mafioz dhe i thote se arrestimin e tyre nuk e kane nga ai apo policia por nga prokuroria dhe SHISH.
Por jo vetem kaq por Saje qorri i dergon Ajet Zyberin direkt ne Durres Ajet Sules per te siguruar se prapa arrestimit te tyre nuk qendron Ministri apo çunat e krimit por qendron prokuroria dhe SHISH.
E gjitha kjo qe Edi Rama me emrin e Besnikut te falimentuar te Partise do te merrte, per vete dhe sojin e tij, Parkun Rinia per ndertimin e nje garazhi gjigand, me te cilin fiton qindra milione euro!
Ndeshkimi i oficerit te pergjegjeshm qe denoncoi ne vendin e duhur veprimtarine kriminale, narkotrafikante, mafioze te grupit Sula te PS, eshte deshmi tjeter flagrante e sundimit te krimit ne Shqiperi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY