REFORMA NË DREJTËSI/ Zbardhet takimi Meta – Vlahutin: Komisioni Posaçëm përgjegjësi për...

REFORMA NË DREJTËSI/ Zbardhet takimi Meta – Vlahutin: Komisioni Posaçëm përgjegjësi për konsensus dhe gjithëpërfshirje

78
0
Shares

Zyra e shtypit e Kuvendit, ka zbardhur takimin e kryeparlametarit Ilri Meta me Ambasadoren e Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin.
Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë, mësohet se  në këtë takim, “Meta theksoi se është përgjegjësi e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, e të gjitha forcave politike që në këtë frymë (të rekomandimeve të Komisionit të Venecias ) të ndërveprojnë dhe ndërtojnë konsensusin e domosdoshëm përmes gjithëpërfshirës me synimin e vetëm kurorëzimin me sukses të saj, në funksion të interesit më të lartë publik, rritjes së besimit te drejtësia dhe institucionet publike, si dhe luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Njoftimi i plotë i Kuvendit

“Kryetari i Kuvendt z. Ilir Meta zhvilloi sot nje takim me Ambasadoren e Evropian ne Shqiperi, znj. Romana Vlahutin
Kryetari i Kuvendt z. Ilir Meta zhvilloi sot, ne prag te mbledhjes se Komisionit te Posacem Parlamentar per Reformes ne Drejtesi, nje takim me Ambasadoren e Bashkimit Evropian ne Shqiperi, znj. Romana Vlahutin.
Z. Meta shprehu vleresimin e tij te larte per angazhimin dhe kontributin e Bashkimit Evropian, vendeve anetare, ambasadoreve dhe perfaqesuesve te tyre ne Tirane dhe ne vecanti te Ambasadores Vlahutin, per mbeshtetjen maksimale që i kane dhene procesit per hartimin e kesaj reforme me interes jetik per qytetaret dhe vendin, per rritur besimin tek nje sistem drejtesie i pavarur, profesional dhe me integritet te larte.
Realizimi me sukses i ketij procesi, theksoi z. Meta, eshte nje kontribut madhor per hapjen e shpejte te negociatave per anetarisim ne Bashkimin Evropian te Shqiperise.
Z. Meta vleresoi rolin e rendesishem te eksperteve te EURALIUS-it, OPDAT-it dhe shqiptare per kontributin dhe ecurine e deritanishme te ketij procesi dhe theksoi se fryma e rekomandimeve te Komisionit te Venecias ne vleresimet e Raportit te Ndermjetem duhet te mbizoteroje dhe udheheqe palet deri ne permbylljen e suksesshme te ketij procesi madhor dhe historik.
Z. Meta theksoi se eshte pergjegjesi e Komisionit te Posacem Parlamentar per Reformen ne Drejtesi, e te gjitha forcave politike qe ne kete fryme te nderveprojne dhe ndertojne konsensusin e domosdoshem permes gjitheperfshirjes me synimin e vetem kurorezimin me sukses te saj, ne funksion te interest me te larte publik, rritjes se besimit tek drejtesia dhe institucionet publike,si dhe luftes pa kompromis kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.
Z. Meta shprehu vleresimin dhe falenderin e tij per Ambasadoren Vlahutin dhe Ambasadorin e SHBA-ve, z. Donald Lu per perpjekjet dhe kontributin e vecante per te promovuar dialogun, gjitheperfshirjen dhe konsensusin, si dhe shprehu besimin se angazhimi i tyre do te vijoje deri ne kurorezimin me sukses te kesaj reforme historike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY