FANTASTIKE/Filmi kosovar nominohet për Oscar

FANTASTIKE/Filmi kosovar nominohet për Oscar

94
0
Shares

Një rrëfim nga lufta në Kosovë ia ka sjellë vendit suksesin më të madh ndonjëherë në fushën e kinematografisë.

Filmi “Shok” është nominuar për Oscar në kategorinë e filmave të shkurtër, raporton KTV.

Ekipi i filmit e ka pritur me emocione bërjen publike të nominimeve.

Lum Veseli dhe Andi Bajgora janë dy aktorët kryesorë të filmit “Shok”. Ata përballen me një sprovë në situata të vështira gjatë luftës në Kosovë.

“Shok” është një film që e trajton temën e okupimit në Kosovë në vitet ’90, ku shoqëria e dy djemve testohet deri në kufizime, derisa ata vazhdojnë betejën për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

“Shok” është realizuar me regji dhe skenar të Jamie Donoughue, kurse producentë të filmit janë Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott.

Në 21 minuta, ngjarja e filmit zë vend në periudhën e luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve, të cilët luftojnë për të mbijetuar. Tri histori të vërteta janë gërshetuar në një të vetme.

Njëra prej tyre do t’i ndodhte producentit të filmit, Eshref Durmishi, i cili njëherësh në film portretizon ushtarin serb, i cili quhet Dragan. Ndarja e çmimeve Oscar do të ndodhë më 28 shkurt në Los Angeles.koha.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY