Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

NJOFTON MPB/ Nga nesër ftohet koha, problemet mbi lartesine 200 m nga niveli i detit

14/01/2016
NJOFTON MPB/ Nga nesër ftohet koha, problemet mbi lartesine 200 m nga niveli i detit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ditën e nesërme dhe në vazhdim, pritet një përkeqësim i motit, që do të shoqërohet me ulje temperaturash dhe reshje intensive shiu dhe bore.
Sipas buletinit të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) moti, në të gjithë territorin e vendit, pritet të jetë me reshje shiu dhe bore, të cilat do të shoqërohen me ulje të theksuara të temperaturës.
Për pasojë të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rurale në lartësinë mbi 200 m mbi nivelin e detit, do të preken nga bora dhe ngricat.
Sipas buletinit të IGJEUM, reshjet e borës pritet të nisin nesër në mëngjes, por në lartësi mbi 700m.
Një ditë më pas të shtunën, data 16, pritet të bjerë sasia më e madhe; në Qendër dhe në Jug mbi 300 m, ndërsa në Veri edhe në 200 m.
Rrethet që pritet të preken nga dëbora deri në fund të ditës së shtunë janë kryesisht në rajonet lindore të vendit, nga veriu në jug.
Ndërkaq reshjet e shiut pritet të jenë në sasinë më të lartë në qarkun e Shkodrës ku mund të shkojnë deri në 90 mm.
Njëherësh në disa rreth të tjera si Tirana, Elbasani, Lezha, Kukësi, Dibra mund të shkojnë deri në 45 mm gjatë 24 orëshit.
Për t’u paraprirë situatave të vështira e problematike, MPB ka udhëzuar Prefektët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal që të marrin masat e duhura, sidomos në drejtim të mirëmbajtjes së akseve rrugore duke inspektuar gatishmërinë e mjeteve, forcave, si dhe depozitimin e granileve dhe kripës në segmentet problematikë.
Po kështu janë porositur autoritetet vendore që të mbikqyrin punën e subjekteve të kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve dhe të koordinojnë veprimet me grupet e ngritura nga prefekti.

Sipas parashikimeve, akset rrugore që mund të preken nga ngricat janë
Shkodër-Koplik-Hani i Hotit;
Shkodër-Kelmend;
Shkodër-Lezhë-Milot;
Vau i Dejës-Pukë;
Pukë-Fushë Arrëz;
Fushë Arrëz-Qafë Mali;
Qafë Mali-Bajram Curri-Valbonë;
Qafë Mali-Kukës-Morinë;
Bajram Curri- Helçan-Krumë;
Krumë-Kukës-Morinë;
Rruga e Kombit Milot-Rrëshen-Morinë;
Milot-Burrel-Qafë Buall-Bulqizë-Peshkopi-Maqellarë;
Peshkopi-Kukës;
Peshkopi-Steblevë-Librazhd;
Librazhd-Prrenjas-Qafë Thanë;
Pogradec-Korçë-Kapshticë;
Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik-Tre Urat;
Korçë-Voskopojë;
Korçë-Dardhë;
Korçë-Lozhan-Moglicë-Gramsh;
Gramsh-Cërrik-Elbasan;
Berat-Poliçan- Çorovodë;
Memaliaj-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë;
Gjirokastër-Qafë Gjashtë-Sarandë;
Vlorë-Llogara-Himarë-Sarandë;
si dhe të gjitha akset rurale që komunikojnë me këto akse rrugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

03/04/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

GJKKO vijon gjyqin ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë, debate mes Ols Dados dhe Maks Haxhisë

03/04/2026
Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Gjirokastër, 17 vjeçari abuzon të miturin, në prani të dy të tjerëve

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

03/04/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

GJKKO vijon gjyqin ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë, debate mes Ols Dados dhe Maks Haxhisë

03/04/2026
Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.