NGA E MËRKURA/Komisioni Europian vendos nën kontroll Poloninë

NGA E MËRKURA/Komisioni Europian vendos nën kontroll Poloninë

87
0
Shares

Komisioni Europian vendosi të marrë në shqyrtim ndryshimet e fundit ligjore në Poloni për të verifikuar nëse ato janë në përputhje me shtetin ligjor. Tonet e Varshavës janë të ashpra, por BE kërkon të mbetet në dialog.

Komisioni Europian e ka seriozisht dhe do të kujdeset që Polonia edhe të në ardhmen të mbetet një shtet i së drejtës. “Ka pasur shqetësime për shkak të disa zhvillimeve të fundit”, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans pas vendimit të kolegjiumit. Këto zhvillime lidhen para së gjithash me vendimet për Gjykatën Kushtetuese. “Kemi pasur një diskutim themeltar”, thotë Timmermans, por rezultati është i qartë: “Kemi marrë vendimin që të bëhet vlerësimi për mbrojtjen e shtetit ligjor në kuadër të procedurës .”

Vendimi si hapi i parë

Me këtë është vënë në lëvizje një procedurë me tre faza, e sjellë në jetë ndër të tjera nga vetë Frans Timmermans në vitin 2014 kur ishte ministër i Jashtëm i Holandës. Kur ai vëzhgoi se si Brukseli dështoi në procedimin e tij kundër ndërhyrjeve në strukturat e shtetit ligjor në Hungari, Timmermans e kuptoi se Komisioni Europian kishte nevojë për një instrument të tijin. Tani si zëvendëspresident i KE-së ai duhet ta testojë në praktikë këtë mekanizëm.

Së pari Brukseli merr në shqyrtim situatën e Gjykatës Kushtetuese në Poloni-. Qeveria në Varshavë ka marrë hapa që “kanë ndikim në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” dhe ajo nuk i respekton vendimet e kësaj gjykate. Me këtë do të merren tani juristët e BE-së. Në të njëjtën kohë KE thekson se ka shqetësime lidhur me disa ligje për mediat, të cilat e vendosin median publike polake në kontroll të drejtpërdrejtë të qeverisë. Verifikimi që startoi të mërkurën (13.01) është hapi i parë në procedurën tre fazëshe, në fundin e së cilës mund të ketë edhe sanksione, në rastin më të keq humbje e votës së Polonisë në BE.

Kundër “Orbanizimit” të Europës

“Polonia ka gjasa të mos e dëgjojë Komisionin Europian. Arsyeja për këtë është se ajo nuk beson se KE do të bëjë vërtet diçka”, thotë Benjamin Ëard, ekspert i Europës Lindore në Human Rights Ëatch. Eksperti nuk pret që të arrihet deri tek pika e njohur si “opcioni nuklear”, pra heqja e së drejtës së votës Polonisë. Megjithatë ai e vlerëson procesin, me të cilin KE synon të ndalë një vend të BE-së në rast të shkeljes së parimeve të shtetit ligjor.

KE u përball me një mëkat të tillë në 2010-n kur nuk mundi të ndalë Viktor Orbanin, kreun e qeverisë hungareze të dobësojë mekanizmat demokratikë. Qeveria e re në Varshavë e shpreh hapur simpatinë për rrugën hungareze. “Ka ngjashmëri me masat e fundit që dobësojnë para së gjithash Gjykatën Kushtetuese”, thotë Ëard. Por nëse hapet një procedim kundër Polonisë duhet të përdoret i njëjti matës edhe për Hungarinë dhe të verifikohet edhe atje gjendja. “Kjo nuk është e lehtë, por nuk ka alternativë tjetër. Mosveprimi e dëmton edhe më shumë besueshmërinë e Europës.”dw

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY