Përkujtohet 14 janari, dita kur u “rrethua” Stalini në Shkodër

Përkujtohet 14 janari, dita kur u “rrethua” Stalini në Shkodër

161
0
Shares

Drejtues dhe pjesëmarrës në protestën e 14 janarit

U përkujtua sot në qytetin e Shkodrës 14 janari i vitit 1990, ditë në të cilën disa mijëra banorë të Shkodrës u mblodhën në heshtje në qendër të qytetit, në përpjekje për të rrëzuar bustin e Stalinit, që ishte vendosur në këtë shesh të qytetit. Ishte kjo përpjekja e para në Shqipëri për të rrëzuar bustet dhe simbolet e komunizmit.

Në veprimtarinë përkujtimore të mbajtur sot, ish pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje theksuan jehonën që ajo pati në mbarë vendin, por edhe jashtë tij, represionin e strukturave të ish sigurimit të shtetit, arresimet, dënimet nga gjykatat e kohës dhe dhe burgosjet e organizatorëve, por edhe qendresën e tyre.

Ngjarje të tilla, thanë pjesëmarrësit, është e rëndësishme të përkujtohen edhe në ditët e sotme, kur në rrugë po shfaqen simbolet e komunizmit.voa

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY