“Albanian boy”, skenari i vrasjes se homoseksualit gjerman

“Albanian boy”, skenari i vrasjes se homoseksualit gjerman

83
0
Shares

Është zbardhur e vërteta e krimit të ndodhur në Gjermani, ku shqiptari 21-vjeçar Miftar I. vrau me një vazo lulesh 50-vjeçarin gjerman, Udo Z.

Sipas hetimeve, shqiptari pati thënë se vrasja ndodhi për vetëmbrojtje, pasi ishte sulmuar seksualisht dhe fizikisht nga homoseksuali 50-vjeçar, i cili sipas tij e kërcënonte me thikë nëse nuk kryente marrëdhënie me të.

Por hetimet kanë treguar se ngjarja ka ndodhur ndryshe. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, shqiptari Miftar I, i cili kishte shkuar në muajin shkurt të vitit të shkuar në Gjermani për azil kishte një llogari në rrjetin social për homoseksualët “Grindr”.

Ai njihej me pseudonimin “Albanian Boy” (Djali Shqiptar). Aty a ka njohur trajnerin e futbollit, 50-vjeçarin Udo Z.

Shqiptari ka rrëfyer se ishte njohur me Udon në rrjetin social dhe kishte lënë takim në shtëpinë e ti. Ai ka thënë se Udo kishte pretenduar se ishte 25-vjeçar.

Kur pa moshën e vërtetë, shqiptari nuk pranoi më të takohej me të. Në këtë moment, sipas tij, 50-vjeçari e kërcënoi me thikë teksa ndodheshin në ballkonin e apartamentit të tij.

Shqiptari mori një shishe birre që kishte aty pranë dhe e goditi në kokë gjermanin. Më pas ai e goditi edhe me një vazo lulesh duke e lënë të vdekur.

Mirëpo, policia nuk e gjeti kurrë thikën me të cilën pretentonte shqiptari se ishte kërcënuar nga shtetasi gjerman

Gjithashtu, shqiptari i mori celularin gjermanit, dhe madje me të kishte bërë foto me të vëllanë në kampin e azilkërkuesve në Freiburg, ku ndodhej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY