Gjermani, miratohet karta e refugjatit: Ja cilat janë përfitimet e azilkërkuesve

Gjermani, miratohet karta e refugjatit: Ja cilat janë përfitimet e azilkërkuesve

65
0
Shares

Azilkërkuesit në Gjermani në të ardhmen duhet të pajisen, sapo mbërrijnë me një kartë identiteti të refugjatit. Bundestagu miratoi një ligj të propozuar nga qeveria gjermane. Kjo kartë do të shmangë problemet me regjistrimin.

Çdo institucion aktualisht hap një dosje të tijën për një refugjat që kërkon azil. Disa njerëz regjistrohen në këtë mënyrë dy herë. Por përveç kësaj njerëzit duhet të presin disa muaj, derisa të regjistrohen. Kësaj situate tani synohet t’i jepet fund. Pasi letërnjoftimi, i quajtur edhe kartë identiteti e refugjatit do t’i zgjidhë probleme të tilla. Për çdo refugjat do të ruhet një bllok qendror të dhënash në regjistrin për të huajt, dhe kjo do të bëhet që në kontaktin e parë me autoritetet gjermane. Këtë bllok të dhënash do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë zyrat përkatëse dhe policia.

Përveç të dhënave personale, në kartë do të jenë edhe të dhëna të tjera: gjurmët e gishtave, vendi i origjinës, numri i celularit, të dhëna për vaksinimin dhe informacione të tjera shëndetësore, të dhëna për shkollimin dhe kualifikimin. Do të shënohet edhe përkatësia fetare.

Qeveria synon të zgjidh njëkohësisht disa probleme: me të do të pengohen në të ardhmen regjistrimet e dyfishta dhe shpërdorimi i identitetit. Të dhënat për kualifikimin profesional do të lehtësojnë integrimin në tregun e punës, sepse zyrat e punës do të kenë mundësinë t’i lexojnë ato. Një synim tjetër i kartës së identiteti është shkurtimi i kohëzgjatjes së procedurës së azilit.

Gjithashtu Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF) do ta ketë më të lehtë shpërndarjen e refugjatëve. Në bllokun e të dhënave do të jetë i memorizuar institucioni i synuar i pranimit të refugjatit, pra vendi që i është caktuar azilkërkuesit të banojë. Aktualisht refugjatët shpërndahen në të gjithë Gjermaninë. Por jo të gjithë qëndrojnë atje ku i dërgojnë, por shpërngulen nga fshatrat ku i kanë çuar në qytetet e mëdha dhe në aglomeratet urbane. Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere tha se me kartën e identitetit të refugjatit kjo tani do të frenohet. Këtë kartë mund ta marrësh vetëm atje ku të dërgojnë.

Vendimtare është që vetëm me këtë kartë identiteti do të kenë mundësi refugjatët të marrin shërbime sociale dhe një procedurë azili. Pra ai që nuk shkon në institucionin ku e kanë dërguar, nuk do të marrë para dhe as mundësinë që të marrë azil. Me këtë synohet të motivohen edhe refugjatët e paregjistruar deri tani që të regjistrohen. Organizata Pro Asyl kërkoi që refugjatët të mos mbahen të lidhur në rajone me struktura të dobëta në Gjermani, ku thuajse nuk ka vende pune. Me këtë vështirësohet integrimi i tyre në tregun e punës dhe në shoqëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY