Pandeli Majko, deputet, ish-kryeministër, me cilësinë e themeluesit të FRESSH, ka uruar sot në “Facebook” ditëlindjen e kësaj organizate rinore ët PS-së. Fotoja e zymtë e zgjedhur prej Majkos, ka nxitur ndoshta edhe “ankesat” e komentuesve, ndërsa shkruajnë se edhe pse e kanë mbështetur këtë organizatë, shumë njerëz janë lënë rrugëve.
Statusi i Pandeli Majkos
“Urime miqtë e mi të vjetër dhe të rinj. Për të kuptuar ku shkon duhet të dish nga vjen. Sot, FRESSH-i ynë mbush 24 vjeç. I papërsëritshëm si çdo ëndërr që vazhdon rrugëtimin me të tjerë protagonistë. Faleminderit, që ishit dhe jeni”.
Reagimi i komentuesve
Arsen Lybeshari:
“Shumë veta kanë dhënë mbështetje te FRESSH por asnjë nuk ka marrë mbështetje por janë lënë rrugëve”.
Gjergji Foto:
“Për fat të keq, ashtu si Dhjetori i ’90-s, mbetën vetëm data për t’u shënuar në histori. E kuptoj që është i rëndë ky përfundim për t’u thënë, por janë rezultatet që të detyrojnë”.
Lutfi Caushi:
“Urime! E jetë të gjatë ish FRESSH-it tuaj i cili duket sikur ka humbur e urojë ta gjeni së shpejti”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/